Pas Veliajt dhe Këlliçit, konfirmojnë kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, Endri Shabani nga ‘Nisma Thurje’ dhe Arlind Qori nga ‘Lëvizja Bashkë’

Pas Veliajt dhe Këlliçit, konfirmojnë kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, Endri Shabani nga ‘Nisma Thurje’ dhe Arlind Qori nga ‘Lëvizja Bashkë’

Bashkia e Tiranës

TIRANË- Në garën e 14 majit, përveç Erion Veliaj dhe Belind Këlliçit, duket se do të jenë edhe Endri Shabani nga “Nisma Thurrje” dhe Arlind Qori nga “Lëvizja Bashkë”.
Shabani tha se kandidatura e tij ka ardhyur pasi ëhstë i mendimit që Tirana ka n nevojë për një alternativë më të shëndetshme

“Unë si Endrit do drejtoj fushatën përballë këtyre të dyve, pasi Tirana ka nevojë për një alternativë më të shëndetshme. Unë nuk merrem me karakteret por me politikën.  Veliaj nuk e rregullon dot trafikun në Tiranë për shkak të interesave. Ne duam një transport publik dhe jo privat. Studentët do të udhëtojnë më kartë studenti dhe pensionistët me kartë pensioni. Këlliçi është duke dëgjuar qytetarët, për mua ka pasur kohë bollë për ti dëgjuar.  Veliaj ka shumë zullume, qytetari mjafton të hapë dritaren të shoh. Qyteti ka nevojë për një organizim të ri për invers të qytetarit. Infrastruktura është një ndër problemet kryesore”, u shpreh Shabani.

Nga ana tjetër, Qori tha se e ka pranuar propozimin, për 2 arsye.

“Kur aktivistet/ët e Lëvizjes BASHKË më propozuan të kandidoja për Bashkinë e Tiranës, nuk isha i bindur. Dy gjëra më bezdisnin: 1. Parimi se një lëvizjeje si jona nuk i shkon të nxjerrë të parin gjithmonë “kryetarin”, por duhet të jetë novatore dhe e guximshme në propozime. 2. Unë nuk jam mësuar dhe nuk kam ndër mend të mësoj se si bëhet fushatë për veten. S’do të më pushonte goja nëse do t’u kërkoja bashkëqytetarëve votën për një punëtor, student apo intelektual të guximshëm. Po për vete, “më votoni mua sepse kështu e ashtu!”, meazallah.

Gjithsesi çka më bindi në fund ishte vështirësia e garës dhe pritshmëria që ndaj Lëvizjes BASHKË do të nisë një fushatë sulmesh e shpifjesh të cilat askush më shumë se unë, më i përkëdheluri aktivist, nuk meriton t’i mbajë mbi shpinë e t’i durojë në fytyrë.

Kështu pra, të dashur miq, me apo pa njohjen e gjykatës, me 3000 apo 7000 nënshkrime qytetarësh, me apo pa mbulim mediatik, me të gjithë të pushtetshmit, oligarkët e zullumqarët kundër, por me zemrën dhe sakrificat e përditshme të qindra shoqeve e shokëve të mi në Lëvizjen BASHKË dhe, me shpresë, me mbështetjen e shumë e më shumë qytetarëve në këtë rrugë, emrin tim do të keni mundësi ta lexoni në fletën e votimit për kandidat të Bashkisë së Tiranës”, tha Qori.

Të 2 kandidatët do duhet të mbledhin firma në mënyrë që të zyrtare kandidatura e tyre. Sipas Kodit Zgjedhor, partitë dhe grupet e zgjedhësve duhet të paraqesin firma mbështetëse të jo më pak se një për qind të zgjedhësve të bashkisë përkatëse, në qoftë se nuk kanë qenë të përfaqësuara në parlament apo në qeverinë vendore për një periudhë prej të paktën gjashtë muajsh.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 02/03/2023 03:21

    bravo endrit dhe arlindit,,,duam njerez te rinj,,do zgjedh njerin nga ju....do doja t'ju zgjidhja te dyve....

    Përgjigju
  • Linda: 01/03/2023 19:10

    Shume mire qe do kete dhe kabnditat te rinj qe te dalin rezultatet e zgjedhjeve sa me te besueshme per popullin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille