Pas vendimit të gjykatës, Cozman
'kërkon përgjegjësi dhe respekt'

Pas vendimit të gjykatës, Cozman<br />'kërkon përgjegjësi dhe respekt'
Ylber Abdullahu, i njohur gjerësisht me emrin e artit Cozman, është dënuar me 3 vite lirim me kusht nga trupi gjykues nën akuzën ‘prodhim dhe shitje’ të lëndëve narkotike. Ky lajm sigurisht është pasqyruar në media dhe portale online, herë-herë dhe i deformuar.

Shtrembërimi i së vërtetës ka revoltuar reperin nga Kosova, i cili është detyruar të sqarojë pozicionin e tij para drejtësisë duke iu referuar sidomos titujve bombastikë të mediave.

“Kërkoj përgjegjësi edhe respekt nga mediat e i falënderoj ato që janë korrekte. Unë jam më i lirë se kurrë, vendimin lexojeni drejt. Jam i lirë, edhe ndihem plotësisht i pafajshëm. Kam folur cfarë kam pasur për këtë çështje. Mos u ndikoni prej titujve bombastikë të portaleve. Shihemi n'koncerte...” – shkruan Cozman, duke përshëndetur edhe një herë me këngën e tij të fundit “Si dje”, në bashkëpunim më Babstars, e cila i ka kaluar 1 milionë klikime në vetëm pak ditë pas publikimit.
cozman
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot