Pas Vettingut në Kushtetuese
edhe ligji i DekriminalizimitGjata: Dy deputetët s'mund të ankimojnë Ligjin

Pas Vettingut në Kushtetuese<br />edhe ligji i DekriminalizimitGjata: Dy deputetët s'mund të ankimojnë Ligjin
TIRANE-Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi i shkarkuar tashmë nga kryeministri për efekt të ligjit të dekriminalizimit do t'i drejtohet në fillim të javës Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar pikërisht këtë ligj.
 
Ky fakt u pohua për Report Tv, nga avokati i Rroshit, Theodhori Sollaku, i cili thotë se pas vendimit për ndërprerjen e mandatit të Elvis Rroshit do t'i drejtohet më një kërkesa ankimore Gjykatës Kushtetuese  për kundërshtimin e ligjit të dekriminalizimit, pasi sipas tij, ky ligj është antikushtetues dhe shkel të drejtat e njeriut.
 
Sollaku thotë se në kushtetuese do të ankimohet vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, këtu i referohet kushtetutës në nenin 115 të saj ku në pikën dy saktësohet se: Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.
 
Por a mund të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese nga një individ i cili ankimon një ligj që miratohet nga parlamenti?
 
Kushtetuta në nenin 134 të saj parashikon që për një ligj  institucionet që mund të vënë në lëvizje Kushtetuesen janë Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe një e pesta e deputetëve. 
 
Duke iu referuar  sërish të njëjtit nen të kushtetues ku thuhet se gjykata vihet në lëvizje edhe nga Avokati i Popullit, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, çdo gjykate, çdo komisioner i krijuar me ligj për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta; Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë; organet e  qeverisjes vendore, organeve të bashkësive fetare, partive politike, organizatave, individëve, kushtetuta është e qartë, por këto subjekte e vënë gjykatën në lëvizje vetëm kur preket interesi i tyre dhe jo për një ligj të miratuar në Kuvend.
 
Në këtë rast kushtetuta në nenin 131 pika parashikon që Gjykata Kushtetuese vendos për gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave.
 
Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë nëse do të pranojë ose jo kërkesën ankimore për ligjin e  dekriminalizimit, por nga ana tjetër ky organ duhet të shqyrtojë kërkesën ankimore për aktin e qeverisë qe vendosi për shkarkimin e Rroshit nga drejtimi i bashkisë së Kavajës.
 
Ndërkohë edhe avokati mbrojtës i deputetit të PD, Dashamir Tahiri, Fatmir Braka, teksa depozitoi në Gjykatën Administrative vendimin e KQZ-së që i hoqi mandatin deputeti të Vlorës, u shpreh se do t'i drejtohet edhe Kushtetueses, por duke ankimuar ligjin e dekriminalizimit. 

"Po shohim mudësinë e depozitimit në Kushtetuese të ligjit të dekriminalizimit pasi ai ligj ka absurditete", u shpreh Fatmir Braka, avokati mbrojtës i ish-deputetit Dashamir Tahiri. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe