TIRANE- Një ditë pas publikimit të videos skandal në të vetmin kopsht Zoologjik në Tiranë ku një kalë është sulmuar nga demi për faktin se “bashkëjetonin” brenda të njëjtit kafaz, Bashkia e Tiranës ka kthyer vëmendjen ndaj këtij kopshti. Kur kanë kaluar 3 muaj nga nisja e vitit, për herë të parë për vitin 2015, Ndërmarrja e punëtorëve nr.1, ka blerë mish gomari për kafshët në Kopshtin Zoologjik. Sipas të dhënave nga Thesari i Shtetit, mishi është porositur në datën 23 mars 2015 dhe furnizuesi do të jetë kompania “AN&RA”.
Në faturë thuhet se Ndërmarrja nr.1, ka porositur mish gomari në vlerën 1 milionë e 656 mijë lekë të vjetra. Gazeta komunikoi me përfaqësuesin zyrtarë të kompanisë AN&RA, të cilët konfirmuam se porosia është bërë për Kopshtin Zoologjik, nga Ndërmarrja nr.1. Nga ana e saj, zyrtarisht Bashkia e Tiranës refuzoi të jepte një informacion lidhur me porosinë.
Porositë e tjera
Kopshti Zoologjik është lënë në harresë dhe këtë e tregojnë faturat që ka porositur Bashkia e Tiranës për blerjen e mishit për kafshët. Sipas faturave gjatë 2014-S, janë bërë vetëm 5 porosi për mish për kafshët e Kopshtit Zoologjik. Konkretisht bashkia ka porsositur mish më datën 13.03.2014, 13.06.2014, 15.10.2014, 12.11.2014 dhe 18.12.2014.
Kopshti Zoologjik i Tiranës
Numri i kafshëve në Kopshtin Zoologjik ka ardhur duke u ulur nga viti në vit. Moskujdesja për kafshët, mungesa e investimeve dhe lënia pas dore e administrimit ka sjellë që Tirana shumë shpjet do të jetë Kryeqyteti i Vetëm në Evropë, që nuk do të ketë Kopsht Zoologjik. Ditën e djeshme Kopshti Zoologjik është mbyllur për vizitorët. Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë ende një shpjegim se do të qëndrojë hapur apo mbyllur gjatë ditëve në vazhdim. Punonjësit që merren me administrimin e Kopshtit Zoologjik thanë dje se është mbyllur për shkak të mungesës së kushteve.
Video e publikuar dje
Një video e publikuar dje në rrjetet sociale, tregon harresën ndaj të vetmit Kopsht Zoologjik në Kryeqytet. Një kalë i cili lëviz brenda kafazit të tij, por me organet e brendshme që i kanë dalë jashtë barkut. Një situatë e cila vjen nga “bashkëjetesa”, mes një kalit dhe një demi, të cilët ndodhen në të një njëjtin kafaz. Video është publikuar nga “Animal Rescue Albania”, e cila nëpërmjet një letre i kërkon Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha të mbyllë Kopshtin Zoologjik dhe të mos torturojë më kafshët.
Menjëherë pas publikimit të videos Bashkia e Tiranës nëpërmjet një njoftimi për shtyp tha se situata e rëndë në Kopshtin Zoologjik është për shkak të bllokimit të qeverisë. Sipas bashkisë, Këshilli Bashkiak nuk ka kaluar për miratim dhënien me koncesion të Kopshtin Zoologjik, që ka sjellë dhe degradimit e tij ditë pas dite, pavarësisht se ky kopsht është nën administrimin e Bashkisë së Tiranës.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Mars 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com