Pas vizitës së Pelosit, Pekini fillon stërvitjet më të mëdha ushtarake rreth Tajvanit

Pas vizitës së Pelosit, Pekini fillon stërvitjet më të mëdha ushtarake rreth Tajvanit

Avionë luftarakë

Kina po fillon stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake ndonjëherë në detet përreth Tajvanit pas vizitës së politikanes amerikane Nancy Pelosi.

Stërvitjet me hapje zjarri  filluan në orën 12:00 me orën lokale (04:00 GMT) dhe në disa zona u zhvilluan brenda 12 miljeve nga ishulli.

Tajvani tha se Kina po përpiqej të ndryshonte status quo-në në rajon.

Nancy Pelosi bëri një vizitë të shkurtër, por të diskutueshme në Tajvan, të cilin Kina e konsideron si një provincë të shkëputur.

Stërvitjet janë përgjigja kryesore e Pekinit, megjithëse ka bllokuar gjithashtu edhe disa tregti me ishullin.

Stërvitjet do të zhvillohen në rrugë ujore dhe do të përfshijnë gjuajtje me municion të drejtpërdrejta, thotë Pekini.

Tajvani tha se kjo përbën një bllokadë detare dhe ajrore, ndërsa SHBA tha se stërvitjet ishin të papërgjegjshme dhe mund të dalin jashtë kontrollit.

Analistja Bonnie Lin i tha BBC-së se ushtria tajvaneze do të reagonte me kujdes, por ende ekzistonte rreziku i konfrontimit.

Disa ministri kanë pësuar sulme kibernetike ditët e fundit, tha qeveria tajvaneze.

Tajvani u ka kërkuar gjithashtu anijeve të marrin rrugë të ndryshme dhe po negocion me Japoninë dhe Filipinet për të gjetur rrugë alternative të aviacionit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë