Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, shkarkon nga detyra për performancë të dobët drejtorin e Policisë Lezhë, Altin Mena, duke e emëruar në post më të ulët, si zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Kukës. Në vend të tij komandohet Kujtim Gjoka.
Po me të njëjtin motivacion, shkarkim nga posti i zv.drejtorit për Rendin në Lezhë, Taulant Gjoka, duke e emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në Shkodër.
Për performancë të dobët është shkarkuar edhe shefi i Komisariatit të Policisë Dibër, Mariglen Duçi, duke u emëruar për hetimin e krimeve në Kukës, si dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz, Besmir Dervishi, duke marrë tashmë detyrën si shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në Policinë e Tiranës.
Shef komisariati në Dibër emërohet Ervis Gjoshi, ndërsa në Kamëz emërohet përkohësisht Sentilian Ndreu.
Komente











Nuk besoj tek vkeresimi i performances. Tjeter "loje" fshihet pas ketyre levizjeve. Gjykoj keshtu sepse Lezha nuk ka patur ndonje problem me sigurine publike apo ndonje ngjarje te rende qe ka cenuar rendin publik. Po qe se do ishte "performanca" ne vleresim, duhet te kishin fluturu me kohe Shefi i Sarandes, Krujes, Shkodres dhe Vlores. Tjeterkund flen lepri.
Përgjigju