Me pasaporta false drejt SHBA/ Zbulohet si u përdor shoqata vllahe për dokumente (Zbardhen përgjimet)

Pjesë e rrejtit të që trafikonte emigrant ilegalisht drejt BE-s, Anglisë dhe Amerikës rezulton se është edhe kreu i shoqatës vllahe, Simon Këri i arrestuar nën operacionin “Rruga e Gabuar”. Sipas dosjes që disponon Report Tv, Këri për hetuesit rezulton se është kreu i shoqatës Vllahe dhe në lidhjet që ka me bashkëpunëtor në Greqi siguron dokumente false për shtetasit e interesuar. Linja që përdorte Këri për të trafikuar emigrantët është identifikuar me intinerarin Rinas-Athinë-Londër kundrejt pagesë 10 mijë paund me kushtin që mosha e emigrantëve të ishte mesatarisht 30 vjeç.

Pas mbërritjes në Greqi me pasaportë biometrike emigrantët pajiseshin në Greqi me dokumente Greke dhe vijonin udhëtimin për në Britani dhe SHBA. Si kreu i shoqatës vllahe thotë prokuroria Simon Këri pajiste pesona me dokumente të kësaj shoqate në funksion të trafikimit të paligjshëm. Një ndër bashkëpunëtorët e kreut të shoqatës Vllahe rezulton dhe shtetësja A.Sula me profesion avokate e në bashkëpunim sigurinin dokumentet false.

Një tejtër shtetasi i dyshuar si organizator i grupit kriminal të trafikimit dhe ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri është dhe Dritan Gramozi i cili rezulton se ka mundur t'i shpëtojë arrestimit paçka faktit se ka qenë nën vëzhgimin e grupit operacional të policisë. Sipas prokurorisë, Dritan Gramozi në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar kanë pajisur me pasaportë të falsifikuar shtetasin Hajri Seferi, në kohën që ky ishte në përgjim në bazë të hetimit për llogari të dosjes 339.

Një nga rastet e dokumentuara, është edhe ai i pajisjes me pasaportë të re dhe dhënien e ndihmës për të kaluar kufirin Hajri Seferit, i cili është një nga personat kyç të trafikut të drogës, pjesë e Bandës së Shijakut. Nga hetimet e operacionit “Volvo 4” Hajri Seferi ishte pikërisht personi që krijonte lidhjet mes organizatave kriminale dhe ndërmjetësonte trafikun e drogës mes Bandës së Shijakut dhe bandave të tjera që e transportonin atë jashtë vendit. Seferi kishte si bashkëpunëtor edhe efektivë policie që dekonspironin operacionet sa herë ai ishte në rrezik.

Por këtë herë emri i Hajri Seferit del në përgjimet e operacionit “Rruga e Gabuar”, ku u arrestuan 36 persona. Gjithashtu provohet se kjo organizatë nuk ka ndihmuar vetëm këtë të kërkuar, por në kohë të ndryshme ata kanë ndihmuar për kalim kufiri si nga pikat doganore por edhe nga vija e gjebër persona të ndryshëm, me probleme me ligjit apo që kishin shkelur afatet e "Schengen"-it. Ata u siguronin të shumëkërkuarve dokumente të falsifikuara dhe i ndihmonin ata që të kalonin kurifin me qëllim që t'i shpëtonin drejtësisë. Sipas prokurorisë, grupi kriminal prej 36 personash në bashkëpunim me Elmas Bilbilin, efektiv policie në pikën kufitare të Kakavijës i jepnin ndihmë për kalim kufiri personave me problem apo me precedent penal, kundrejt shpërblimeve të ndryshme, që nga përgjimet faktohet se shkojnë deri në 2 mijë euro. 

Këto shërbime ata i kryenin për pagesa nga 500 deri në 1500 euro, kjo në varësi të destinacionit. Nga një përgjim telefonik mes personave nën hetim, Aleksia Kamaj dhe një personi tjetër të pa specifikuar rezulton se për një kalim të paligjshëm të kufirit nga Shqipëria në Greqi mjaftonte pagesa prej 600 eurosh:

Bisedea mes Aleksia Kamajt dhe numrit që përfundon me 394:
Aleksia -Hë ore
394- Dëgjomë
Aleksia -Hë
394- Të lutem sa lekë të ju them unë atyre
Aleksia - Për ku janë ato
394-Deri në Janinë janë ato
Aleksia -600 euro thuaju atyre
394- Kurt ë vije ato të them unë ty
Aleksia -Po mirë
394-Po unë kam ndonjë kafe
Aleksia -Do të nxjerr diçka se i don ai tjetri, 500 euro për kokë të Reit
394-Po mirë të paktëm

Në një  tjetër rast, Aleksja Kamaj, e cila kishte edhe bazën e rekrutimit dhe transferimit të klandestinëve në Fier kërkon 1500 euro për kalimin e një personi në drejtim të Italisë. Në këtë rast pagesa ishte 1500 euro, pasi sipas saj shpenzimet e transportit ishin më të mëdha.

Biseda mes Aleksia Kamajt dhe numrit që përfundon me 394:
394-Ca bën
Aleksia -Hic tek Lili jam
394-Kam një person për në Itali, sa lek bën
Aleksia -600 euro
394-Ka më pak se ja dhash atij tjetrit
Aleksia -Do 600 euro taksia
394-Tani I çon Lavdoshi
Aleksia -Më pak se 1500 euro ska
394-E mirë flasim

VIDEO/36 të arrestuarit për trafikun e klandestinëve drejt SHBA sot para gjykatës

Por këto ishin lëvizjet më të thjeshta për këtë grup kriminal, pasi janë dokumentuar me dhjetra raste të trafikimit të klandestinëve drejtë Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe SHBA-ve. Si vend transit për klandestinët, kjo organizatë përdorte vendet afrikane apo Qipron. Në një rast një person që interesohej të largohej në SHBA, ka kryer dhe operacione plastike me qëllim që të kishte ngjashmëri me një Bullgar,të dhënat e të cilit do i përdorte në pasaportë. Shumë shqiptarë kanë krijuar dhe shpikur çdo lloj mënyre pa llogaritur asnjë kosto financiare apo përgjegjësie ligjore, vetëm e vetëm për t’u larguar nga vendi. Për këto shërbime qytetarët e interesuar kanë paguar shumë të konsiderueshme financiare që variojnë nga 10 deri në 30 mijë dollarë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët