Pasaportat Biometrike, elementi
i ri i sigurisë, njohja e fytyrës
Prodhuesi i kartave të Identitetit dhe Pasaportave në Shqipëri ALEAT ka implementuar në sistem kontrollin e fytyrës. Sistemi i ri është prezantuar sot nga ALEAT në prani të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
TIRANË - Prodhuesi i kartave të identitetit dhe pasaportave në Shqipëri "Aleat" ka implementuar në sistem kontrollin e fytyrës. SPasaportat shqiptare do të kenë tani elemente më të shumta sigurie, duke bërë që të mos falsifikohen dot. Kjo gjë është bërë e ditur dje nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i cili ishte i pranishëm në një takim në kompaninë ALEAT, ku është nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër 10 vjeçare.
Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se, futja e këtij elementi në sistemin e dokumenteve të identitetit përfshin: “Dorëzimin e licencës së njohjes së fytyrës dhe pajisjeve fizike në përputhje me kapacitetin e caktuar në kontratën e koncesionit. Migrimin e të dhënave ekzistuese të fytyrës tek sistemi i njohjes së fytyrës”: etj. Ky projekt për momentin është në fazën e migrimit të të dhënave ekzistuese të sistemit, që është parashikuar të përfundojë brenda muajit Qershor 2014.
ELEMENTËT E RINJElementët e rinj që do të futen në pasaporta shton dhe forcon masat e sigurisë të lëshimit të dokumenteve të identitetit (letërnjoftim elektronik dhe pasaporte biometrike), pasi shtohet elementi i ri i dytë i njohjes së fytyrës, në mbështetje të funksionit ekzistues biometrik të njohjes së gjurmëve të gishtave. Kjo është e bazuar në teknologjinë e njohjes së fytyrës Morpho dhe do të integrohet në procesin aktual të aplikimit.
MINISTRI TAHIRI“Nga sot pasaportat shqiptare do të prodhohen me një element shtesë biometrik, që nga njëra anë garanton siguri më shumë dhe pa asnjë dyshim jo vetëm siguri për qytetarët shqiptarë dhe për vendin, por edhe siguri për partnerët ndërkombëtarë.
Nga ana tjetër garanton zhvillim dhe inovacion duke bërë Republikën e Shqipërinë vendin e parë në Europë që prodhon dokumentin e identitetit, pasaportë ose karta identiteti me elementë të tillë sigurie, të cilët nëpërmjet zhvillimeve të tjera dhe potecialit të zhvillimit teknologjik lidhur me këto dokumenta mund të na garantojnë një standard shumë më të lartë sigurie”.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5273
Lajme të tjera
-
NASA publikon imazhet mahnitëse të planetit tokë gjatë natës (FOTO)
22 Mars, 22:44
-
Abazoviç takon Escobarin: Politika e nacionalizmit është zhdukur nga Mali i Zi! Shpresojmë të zgjidhet një President që të na shpëtojë nga e kaluara
22 Mars, 22:40
-
Para 31 vitesh PD me rezultat historik, sot e përçarë! Haklaj: Alibeaj del me kandidatë në 61 bashki! Kthupi: E ardhmja pa Berishën! Elezi: S’ka luksin të përjashtojë
22 Mars, 22:38
-
Shtëpia e Bardhë: Takimi Putin-Xi Jinping nuk do t'i japë fund luftës në Ukrainë
22 Mars, 22:26
-
Princi William udhëtim sekret në Poloni! Takon trupat britanike që mbështesin Ukrainën
22 Mars, 22:10
-
SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë
22 Mars, 22:09
-
I përfshirë në organizatë kriminale, arrestohet zv.drejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi
22 Mars, 22:05
-
Kronologjia e tragjedisë në Crotone me 88 viktima! Del VIDEO e re nga momentet e fundit të varkës përpara se të përplasej me shkëmbinjtë
22 Mars, 21:47
-
Olta ‘i fut xixat’ ‘shoqes së suitës’: Sot në darkë dua të më bësh striptizëm! Ironia e Deas: Aq të fortë sa Kiara ta bëj?
22 Mars, 21:47
-
Gjykata Penale lëshoi urdhërarrest për Putinin, kërcënon moderatori rus: Do përgjigjemi me armë bërthamore
22 Mars, 21:33
-
Përmbyset anija me peshë 3 mijë ton në portin skocez, 35 të plagosur (VIDEO)
22 Mars, 21:24
-
‘Prapaskenat’ e kompromisit të Ohrit, ‘rrëfehet’ Kurti: Ishim pala kreative, Vuçiç kërcënoi se do ikte nga takimi
22 Mars, 21:15