Foto: Flamuri i Iranit
Ushtria e Iranit, Trupa e Gardës Revolucionare Islamike, mohoi se Irani do të nënshkruajë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara nesër dhe kritikoi "këmbënguljen e pazakontë" të Presidentit Donald Trump për nënshkrimin e marrëveshjes (nesër).
Trupa e Gardës Revolucionare Islamike e përshkroi kohën si një "provë për ekipin negociator iranian" dhe tha se njoftimi i Trump vjen "pavarësisht se negociatorët iranianë deklaruan në mënyrë të qartë se memorandumi nuk është finalizuar ende dhe se nënshkrimi i nesërm definitivisht nuk do të ndodhë".
Në një postim në Telegram, grupi spekuloi se Trump kishte ndërmend ta caktonte kohën e nënshkrimit të marrëveshjes për të përkuar me ditëlindjen e tij, 14 qershor.
"Disa vëzhgues besojnë se këmbëngulja e tij mund të motivohet nga një dëshirë për ta përdorur rastin simbolikisht dhe për ta kthyer atë në një ngjarje personale publicitare", thuhej në deklaratë.
Lajmi kryesor:
Trump: Marrëveshja do të nënshkruhet nesër nga distanca! Teherani: Nuk do të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme






