Një pasdite poetike organizuar nga aktivistët e shoqërisë civile solli sërish në vëmendje Urën e Zogut, në Milot si një nga asetet e trashëgimisë historike të Kurbinit që rrezikon shembjen.
Së fundmi organizata Europa Nostra, Zëri Evropian i Shoqërisë civile përzgjodhi pikërisht këtë urë, si një ndër 7 monumentet më të rrezikuara në Evropë për vitin 2022.
'Sot kemi vendosur të bëjmë një pasdite poetike, duke mbledhur bashkë jo vetëm institucionet por autorë të ndryshëm të zonës tonë, duke sjellë në një vend kaq të bukur për të cilën në po luftojmë shumë që ta mbrojmë këtë urë'- tha Emarilda Leti, aktiviste e Shoqërisë Civile.
'Ura e Zogut ka kaluar në 7 monumentet më të rrezikuara të Europës. Kjo për Shqipërinë dhe për ne do të thotë shumë, pasi ne shpresojmë që të hartohet një projekt financimi nga oranizatat ndërkombëtare për të mbrojtur'- tha Elton Laska Aktivist i Shoqerise Civile.
E ndërtuar në vitin 1927 Ura e Zogut në Milot gëzon statusin “Monument Kulture i kategorisë së pare”, por prej më shumë se 1 viti njëra këmbë e urës u fundos duke rrezikuar shembjen e plotë. Edhe pse janë organizuar protesta të vazhdueshme deri më tani ka munguar vëmëndja institucionale për ruajtjen e këtij objekti të trashëgimisë kulturore.
Ketu eshte dhene urdher qe te zhduken monumentet e trashrgimise kulturore keshtu u veprua me Teatrin me godinat mbas hotelit 15 katesh me hotel Vjosen ne qender te Tiranes po keshtu eshte vepruar edhe ne qytete te tjera ne nje kohe kur ne shume vende te tjera keto asete te trashegimise kulturore mbrohen nga shteti si burim fitimrsh qe ato sjellin nga turistet e shumte qe i vizitojne
Përgjigju