TIRANE- Ripyetja për të dytën herë në ambientet e paraburgimit të Ardian Bitraj ka nxjerrë detaje tepër interesante lidhur me mënyrën e veprimit të vjedhjes së parave nga Thesari i Bankës së Shqipërisë dhe harxhimit të tyre në bastet sportive. Bitraj, ka shtangur prokurorin e çështjes kur i ka pohuar se gjatë ditëve të Kampionatit Botëror “Brazil 2014” ai ka arritur të vjedhë nga Thesari çdo ditë para, të cilat i merrte nga stoku në kasafortë. Më tej Bitraj ka shtuar se këtë veprim e ka kryer pa u vënë re nga askush dhe në fshehtësi të plotë, duke treguar se nuk ka bashkëpunuar me askënd.