'Pashalimani', Meta: Dogjani s'ka lidhje prandaj se shkarkova para 7 muajve, presione dhe lojëra politike

'Pashalimani', Meta: Dogjani s'ka lidhje prandaj se shkarkova para 7 muajve, presione dhe lojëra politike

TIRANE-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit të Republikës, Bahri Shaqiri pas dekretit për lirimin nga detyra të komandantit të Forcave Detare ka reaguar duke sqaruar se kreu i shtetit Ilir Meta ka qenë i bindur se Ylber Dogjani nuk ka kryer asnjë shkelje prandaj nuk e shkarkoi më parë, por tani që sipas tij i mbaroi mandati.

Shaqiri thekson se një nga detyrat kryesore të Presidentit është edhe mbrojtja e integritetit të ushtarakëve nga presionet dhe lojërat politike duke sulmuar këtu ministrinë e Mbrojtjes që para 7 muajve i propozoi shkarkimin nga detyra të Dogjanit pas skandalit të vjedhjes së armëve në bazën e Pashalimanit. Në fund të reagimit të Metës përmes këshilltarit, ka edhe një kërkesë për ministrinë e Mbrojtjes, që pasuesi i Dogjanit që do të propozohet të jetë plotësisht i karrierës në Forcat Detare duke lënë të nënkuptohet se edhe mund ta refuzojë nëse nuk do ta bindë.

"Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani është shkarkuar nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, vetëm për shkak të mbarimit të mandatit. Lirimi i tij nuk ka lidhje me asnjë pretendim tjetër, të ngritur dhe në disa media, se shkarkimi gjoja lidhet me shkelje ligjore. Presidenti i Republikës nëse do kishte patur bindjen për një shkelje ligjore sado të vogël nga Gjeneral Major Dogjani, do e kishte shkarkuar atë menjëherë, dhe jo kur të plotësonte afatin e tij në krye të Forcave Detare.

Presidenti Meta shpreson se pasuesi i Gjeneral Major Dogjanit i cili do t'i propozohet në këtë detyrë, jo vetëm të ketë integritetin e duhur, por të jetë plotësisht i karrierës në Forcat Detare. Një nga detyrat kryesore të Presidentit është edhe mbrojtja e integritetit të ushtarakëve nga presionet dhe lojrat politike" shkruan këshilltari i Presidentit.

Pas vjedhjes së armatimeve në Pashaliman në 11 janar të këtij viti,  Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura nisi një hetim administrativ dhe doli në përfundimin se përgjegjës për ngjarjen ishte i gjithë zinxhiri komandues i Forcës Detare duke filluar nga komandanti i Forcës Detare Ylber Dogjani.  Në bazë të hetimit, përgjegjësia për masat e sigurisë në bazën detare,  iu ngarkua komandantit të Forcës Detare Ylber Dogjani, komandantit të bazës dhe të gjithë linjës së komandimit.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm shkarkoi nga detyra 15 ushtarakë përgjegjës në drejtim-komandimin dhe cështjet e sigurisë e ruajtjes në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit.

Gjithashtu Ministrja e Mbrojtjes nisur nga rezultatet e hetimit administrativ i propozoi Presidentit të Republikës, shkarkimin e komandantit të Forcës Detare, Gjeneralmajor, Ylber Dogjani. Propozimi qëndroi 7 muaj mbi tryezën e Presidentit dhe Ilir Meta nuk veproi deri kur sipas tij i mbaroi mandati duke mos e shkarkuar me motivacionin që i kërkoi ministria e Mbrojtjes, por për mbarim mandati.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 03/08/2019 16:27

    Te gjithe veprimet e Metes nga 2013 deri sot jane pasoje e mareveshjes se Lalzit ,ku Rama duke pasur friken se nuk fitonte zgjedhjet berei hapin e gabuar. Sot Meta nuk perfaqeson mbeshtejen e socialisteve por vetem te Rames. Sa here ka demtuar ai qeverite dhe PS ? Ai ka te drejte te beje si te doje kur vet mazhoranca e zgjodhi. E mbani me shendet

    Përgjigju
  • populli: 03/08/2019 12:35

    nje armik i perbetuar i shqiperise hajdut dhe pazarxhi # 1, lojrat e juaja skane te sosur , po su vute juve para drejtesise bashke me sali berishen dhe ca tjere ky vend sdote kete rehati

    Përgjigju
  • asl: 03/08/2019 12:12

    Ti je Avni Rustemi i S(k)qeparit o mortja qe ste ha ty o Liro kerma.

    Përgjigju
  • O tej: 03/08/2019 11:22

    Bajga edhe po e ndave pergjysem mbetet bajge

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda