Kryeministri ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.
 
Rama për të uruar ka zgjedhur një ikonë të besimit të krishterë, që tani është pjesë e pavionit të ri të Muzeut Onufri.
 
"Kjo vepër e mrekullueshme, është tanimë pjesë e pavionit të ri të Muzeut Onufri bashkë me shumë ikona të tjera të shpëtuara e të nxjerra në dritë, me forcën e dashurisë për këtë vend, të respektit për vlerat tona historike e kulturore, të pasionit politik për ta rilindur Shqipërinë" shkruan ai.
 
Statusi i Ramës për Pashkët

MIRËMËNGJES
Dhe ju uroj GËZUAR PASHKËT me këtë imazh të ikonës së famshme Burimi Jetëdhënës në 2013 dhe sot.
 
Kjo vepër e mrekullueshme, është tanimë pjesë e pavionit të ri të Muzeut Onufri bashkë me shumë ikona të tjera të shpëtuara e të nxjerra në dritë, me forcën e dashurisë për këtë vend, të respektit për vlerat tona historike e kulturore, të pasionit politik për ta rilindur Shqipërinë.
 
Shumë është bërë për trashëgiminë dhe thesaret tona historike e kulturore. Ende më shumë mbetet për t'u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot në rrugën për #ShqipërinëQëDuam 🇦🇱🇪🇺 me #Shtet #Punë #Mirëqenie👐

RAMA

dy.b/shqiptarja.com