Besimtarët ortodoksë dhe katolikë në mbarë vendin kremtojnë në mesnatë ringjalljen e Krishtit në meshën e Pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë.
 
Ndërkohë Televizioni Publik Shqiptar me pretendimin se ka ekskluzivitetin për këtë ceremoni ka vendosur të mos shpërndajë sinjal televiziv për mediat private që duan të transmetojnë meshën.
 
Sikur të mos mjaftonte kjo për shkak të organizatorëve mediat private nuk lejohen të marrin masa për të bërë transmetimin live të kësaj meshe.
 
Gazetarëve të mediave private u është thënë që drejtuesit e TVSH kanë vendosur të mos e japin sinjalin e meshës për mediat e tjera.



dy.b/shqiptarja.com