Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur sot urimet për gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkës.

Me anë të një mesazhi të publikuar të dielën, ai uron besimtarët katolik për këtë ditë të shënuar në kalendarin e krishterë, ndërsa thekson se ditë të tilla duhet t'i shërbejnë kujtdo për të krijuar bindjen se e mira e mund të keqen dhe dashuria e mund urrejtjen.

“Gëzuar festën të gjithë besimtarëve! Qoftë një ditë frymëzimi për këdo se jeta e mund vdekjen, dashuria e mund urrejtjen, optimizmi e mund cinizmin! Bekime e përqafime!”, uroi Veliaj në mesazhin e tij.


Lajmi kryesor:

Politika uron Pashkët! Rama zgjedh foton e veçantë, Basha lutje nga Kisha e Shna Ndout