Kryeministri grek, Alexis Tsipras deklaroi se megjithëse Greqia mirëpret dhe kërkon bashkëpunim me Turqinë, ajo nuk do të largohej nga konfrontimi për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të saj sovran.
“Nuk do të pranojmë të negociojmë as për një centimetër të vetëm të vendit tonë. Ky vend është një vend ku ata që kanë jetuar gjatë shekujve dinë si ta mbrojnë atë”, – u shpreh Tsipras.
Mbrëmë u raportua se dy avionë luftarakë turq “ngacmuan” helikopterin “Chinook” me të cilin udhëtonte kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe shefi i Forcave të Armatosura Evangelos Apostolakis.
Sipas “Ekathimerini”-t, ata ishin duke fluturuar nga ishulli Ro në Rodos të martën pasdite, kur avionët luftarakë turq iu afruan helikopterit grek. Në këtë moment, avionëve luftarakë turq u është kërkuar të tërhiqen.
Nisur nga situata, piloti njoftoi menjëherë kryeministrin grek dhe shefin e Forcave të Armatosura, të cilët kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse. Pas këtij veprimi avionët turq u tërhoqën.