Pasi Franca shkoi në finale, Deschamps: I heq kapelen të gjithë lojtarëve dhe stafit tim

Pasi Franca shkoi në finale, Deschamps: I heq kapelen të gjithë lojtarëve dhe stafit tim

Trajneri francez, Didier Deschamps

I lumtur dhe i buzëqeshur është shfaqur pas ndeshjes për mediat trajneri francez, Didier Deschamps, pasi skuadra e tij arriti të siguronte finalen e madhe të Botërorit.

Didier Deschamps ka folur pas gjysmëfinales ndaj Belgjikës. Ai u shpreh shumë krenar me arritjen në finalen e Kupës së Botës.

“Kjo është diçka e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur për lojtarët e mi. Ata janë të rinj, por sonte treguan karakter dhe mentalitet”, deklaroi Deschamps.

“Ishte e vështirë, goli erdhi nga një mbrojtës. Kishim punuar shumë në repartin defensiv, dhe mendoj se mund të shënonim edhe një për ta “vrarë” ndeshjen. I heq kapelën të gjithë lojtarëve dhe stafit tim. Finalen e humbur 2 vite më parë në Europian kundër Portugalisë nuk e kemi përtypur ende. Duam fitoren në këtë Botëror”, ka përfunduar trajneri francez.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase