TIRANË- Detaje të reja kanë dalë mbrëmjen e sotme gjatë emisionit Pa Gjurmë lidhur me zhdukjen e 26-vjeçarit Lorenc Metaj i zhdukur dy muaj më parë në ishullin Chios në Greqi. Pranë redaksisë së emisionit kanë ardhur informacione se është parë përgjatë dy ditëve të fundit është parë në Athinë. Ndërkohë në studion Ermal Qori u shpreh se numri i tij është rimbushur edhe pas zhdukjes së tij.
Dyshimet lidhur me zhdukjen e tij rrotullohen edhe rreth faktit se Lorenci para largimit nga shtëpia i ishte bashkuar sektit fetar të Dëshmiatëve të Jehovait. Ndërsa kushëriri i tij Bledar Metaj tregoi edhe dinamikën e zhdukjes së tij.
"Lorenci jetonte pranë shtëpisë së dajës. Kishte jo më shumë se 25 ditë që jetonte aty. Duke u larguar nga aty merr nënën e tij në telefon. Nga ai moment humb kontaktet. Më rezulton që numri i tij është aktiv por vendodhja nuk dihet. Ne bëmë denoncim në Komisariatin e Ballshit. Nuk ka më rrjete sociale aktive. Unë kam folur me të katër dirë para se humiste kontaktet. Tha që do rrinte edhe pak atje dhe më pas do kthehej. Lorenci vazhdoi një vit shkollën e lartë. Këto kohët e fundit erdhi për të punuar në Tiranë. Jetonte tek tezja e vet. Atë ditë që ka humbur kontakte Lorenci nuk ka pasur as pasaportën me vete. Është marrë një avokat por deri më tani nuk ka asnjë shpjegim. Në atë ishull në atë muaj ka humbur edhe një shtetas grek" u shpreh Lorenci.
Personi i fundit që Lorenci telefonoi para zhdukjes ishte pikërisht nëna e saj. Babai i Lorencit ditën e nesërme bëri denoncimin në komisariatin e policis në zonën ku jetonin në ishullin(Chios). Ndërsa vetë Bledari depozitoi në komisariatin e Ballshit një padi për zhdukjen e tij. Stafi i emisionit pa gjurmë ka derguar leterAmbasades Shqiptaren të Athinë, për informacion në lidhje me këtë rast.
Ore cbehet perdit me kto humbje robsh? Mos i rrembejne gjë UFO-t ?
PërgjigjuKronika ka një oasaktësi nuk mund ti bashkohesh predikim të dëshmitarëve pa ditur çfarë është predikimi mos dizinformoni jam vetë i tillë
Përgjigju