Pasi pinë u dehën dhe u zunë, kërcet automatiku në Pogradec, një i plagosur, autori arratiset

TIRANE-Një sherr në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec ka përfunduar me një të plagosur me armë zjarri.

Sipas policisë, rreth orës 02:00 në një lokal në fshatin Bishnicë, Spartak Çela 35 vjeç në gjendje të dehur ka shkuar në lokal ku ishin 5 persona, hapi derën dhe qëlloi me armë zjarri tip automatik duke lënë të plagosur Bledi Shahinin, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Shkak dyshohet se ka qenë një sherr mes autorit dhe të plagosurit që ka nisur gjatë pijes dhe që më pas Çela ka shkuar në shtëpi duke marrë armën dhe është rikthyer duke hapur zjarr.

Pas sinjalizimit, policia ka nisur hetimet duke shpallur në kërkim autorin e plagosjes, që u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja