Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje publike për debat sot nga Fusha e Aviacionit në Tiranë kundërshtarit të tij, kryeministrit Edi Rama.
Teksa foli para banorëve dhe strukturave të degës së kësaj zone e njësie, ai i bëri thirrje publike kreut të qeverisë që të dalin në debat publik para shqiptarëve me programet e tyre, teksa deklaroi rikthimin tek situata e para 2013 me ujin e dritat, duke premtuar faljen e kamatave e borxheve.
“Do amnistoj të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe kamatat, që dy muajt e para të qeverisjes. Marrin një fshatar nga Zall Herri a Zall Bastari për një ndërtim pa leje, kurse këtij tjetrit që bën kulla pa leje ia fal. Këtij ia fal, kurse atë pas Dajtit e burgosin. Të barabartë para ligjit. Çdo gjobë për ujë, drita, IKMT etj., e çdo kamatë, do ja falim. Në kohën tonë s’kanë munguar ilaçet e të sëmurëve. Ilaçet sot janë të skaduara, nuk do të ketë më mungesë. Nuk mund të lihen të sëmurët në mëshirë të fatit. Nëse KESH duhet të ketë 1100 punonjës, aty futën 2300 punonjës, patronazhiste. Jepoen 230 mijë rroga, nga të cilat 50 mijë rroga vidhen, se rrogtarët janë jashtë në emigracion. E provuar, janë me shifra. Bashkitë me radhë, në bordero, ndaj paratë”, tha kreu i selisë blu.
Berisha përsëriti edhe projektin dhe kontratën që po firmos sikur të ishte kryeministër me banorët, se “nuk do ketë kurrë legalizime pa urbanizime”. Ai akuzoi edhe qeverinë për vjedhje.
“Zhduken qindra miliona, me inceneratorët. Qeveritarët vjedhin nga mëngjesi deri në darkë. Lubi Balluku e përfshirë me djegësit. Nuk vihet asnjë tullë dhe paguhen paratë. Ai hap shishen e verës, që vetëm sheikët e hapin atë, asnjë tjetër, ju garantoj. 5 mln euro kopshti i Edenit, sepse zotëria e tij do të englendiset, të sodisi. Ai ka nisur e flet me vete, shpik emra, sajon dhe flet. Pse e bën këtë? Sepse ka mashtruar dhe krijon gjendje me shaka banale, parodi dhe diçka të pavlerë. Në mënyrë që programin tonë serioz ta krahasojë me banalitetet e tij”, tha Berisha.
Dhe në diskursin e tij të akuzave, i bëri thirrjen publike për herë të parë Ramës që të përballen në debat publik, edhe pse shtoi se “s’kam dëshirë ta takoj atë njeri” por “ai ka frikë, e di unë se nuk vjen në debat”.
“Nuk kam dëshirë ta takoj atë njeri, por e ftoj të dalim në debat para qytetarëve. Lëri monologjet me zhaba e zhapikë, si ta kesh dëshirë, hajde të dalim, urdhëro të dalim para qytetarëve dhe të paraqesim programin para qytetarëve shqiptarë. Por nuk vjen ai! Nuk vjen, sepse kuptova se ai ka frikë nga vetja e tij. Ai nga mëngjesi deri në darkë beson gënjeshtrat e tij. Del e nxjerr një pasaportë që e bëmë ne me reformat tona dhe thotë se ja pasaporta europiane, por ADN e integrimit është ADN e PD-së”, u shpreh kreu i PD-së.
Teksa iu referua Ramës që po bën fushatë me hyrje në BE, Berisha e kundërshtoi duke thënë se ka qenë PD që realizoi pjesën më të madhe të integrimit, deri anëtarësimin në NATO.
“Ishim ne që plotësuam kushtet, asociim-stabilizimin, lëvizjen e lirë me heqje vizash. Ai kërkoi që të bllokonte atëherë heqjen e vizave. Ishte PD që mori statusin e kandidatit. U përpoq të bllokonte NATO-n, por do mbetet e gdhendur me gërma të zeza ditën kur Shqipëria anëtarësohej në NATO ai bënte protestë me portretin e Enver Hoxhës në Sheshin Skënderbej. Kush e bllokon integrimin? Hapi shampanjën më 2017 për hapjen e negociatave, dha edhe dekorata, por ato nuk u hapën për shtatë vite, por vetëm 4 muaj më parë. Shqipërinë do e integrojmë ne në BE, ne jemi ADN-ja e integrimit, duke zbatuar ligjet, kriteret e standardet”, tha Berisha mes të tjerash.
Komente


Kush merret me pleq budallej si ti o Sal?
PërgjigjuMire e ke Sali po ja qe nuk debatohet me njerez te vdekur, dhe pavaresisht se Rama ehste mjeshter i propagandes boshe, i bie te flase me vehten ne ate takim. keshtu qe ike dhe na thuaj cfare te te shkruajme mbi varr: te tipit KETU PREHET FLAMA E SHQIPERISE!
Përgjigju