Meta i bindet Braçes, dekoron veteranët e LANÇ-it: Gjaku nuk bëhet ujë

Meta i bindet Braçes, dekoron veteranët e LANÇ-it: Gjaku nuk bëhet ujë

Ilir Meta dhe Erjon Braçe

TIRANE-Pas kërkesës së zv/ kryeministrit Erjon Braçe, Presidenti i Republikës Ilir Meta në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit ka nderuar me dekoratë Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Kreu i shtetit thotë se gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë.

"Kam kënaqësinë të ndaj me ju vendimin tim për të nderuar, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, me Dekoratën e lartë "Nderi i Kombit". Gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë!" shkruan Meta.

Njoftimi nga Presidenca se kreu i shtetit dekoroi LANÇ-in erdhi pak pas kërkesës së Erjon Braçes drejtuar Ilir Metës në një postim në rrjetet sociale. Zv/ kryeministri iu drejtua Presidentit me një kërkesë, sikur e cilësoi ai 'të jashtëzakonshme' për të shpallur 'nderi i kombit' veteranët e LANÇ-it. Braçe thotë se në këtë vend janë dekoruar shumë persona, pjesa më e madhe as e kanë merituar, ndërsa mes tyre ka pasur edhe kriminelë.

"Kerkese e jashtezakonshme! President, a mundet qe dhe ju, ne cilesine e detyres qe mbani, te beni nje akt, te kryeni nje detyre dhe, te shpallni “nderi i kombit” veteranet e luftes antifashiste nacional clirimtare?! Nuk u kam pare ne asnje prej aktiviteteve, konferencave, festave te organizuara ne cdo qytet edhe ne ditet e clirimit te tyre (perjashtuar nje ceremoni te vetme, ate te 16 shtatorit dites se Konferences se Pezes).

Une mendoj qe veteranet e Luftes e meritojne nje titull te tille! Jane dekoruar shume e shume shtetas ne kete vend, i fundit edhe presidenti i UEFA-s! Shumica e te dekoruarve ne periudha te erreta, as qe e kane merituar, perkundrazi dekorata ka sherbyer si lavatrice per te lare e thare aktivitetin e tyre kriminal. Tani eshte dita te nderojme heronjteeluftes! Shpalli nderiikombit president" ishte kërkesa e Braçes.

Ditët e fundit kreu i shtetit është kthyer në kryefjalë me deklaratat e forta dhe sulmet kundër ambasadorëve të huaj duke i cilësuar si palaço dhe të korruptuar që mbrojnë Edi Ramën.  Departamenti i Shtetit reagoi duke thënë se është duke e vëzhguar situatën, ndërsa BE-ja i cilësoi sulmet si të papranueshme. Ndërkohë që mbrëmë pas thirrjeve patriotike Meta mbylli konferencën me një gjest të pazakontë. Teksa po bënte gati të largohej, përpara se të bënte shqiponjën Meta nderoi para kamerave me përshëndetjen fashiste të Benito Musolinit.

Postimi me kerkesen e Erjon Braçes


Dekorata e Presidentit per veteranet e LANC-it

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare