Departamenti i Shtetit thotë se “është në dijeni” të komenteve të Presidentit Ilir Meta ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë dhe se “është duke e vëzhguar situatën”.
Pas sugjerimit të djeshëm të ambasadës amerikane në Tiranë që Shqipëria t’i drejtohej për opinion Komisionit të Venecias lidhur me përplasjen për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta u shpreh me një gjuhë të ashpër duke thënë “Jo më shtet të ambasadave, por shtet të së drejtës”.
Duke iu përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës për komentet e djeshme të Presidentit Meta, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.
“Qëndrimi i Shteteve të Bashkura nuk ka ndryshuar”, thotë zëdhënësi, duke shtuar se “vazhdimi i përparimit me reformat është jetik për stabilitetin dhe begatinë e Shqipërisë, si dhe për çuarjen përpara të synimit tonë të përbashkët, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Shtetet e Bashkuara, shton më tej zëdhënësi, “do të vazhdojnë të mbështetin Shqipërinë si një vend mik, partner dhe aleat, teksa vendi kryen reforma jetike”. /VOA
Komente


HAJDUT HAJDUT HAJDUT HAJDUT HAJDUT HAJDUT HAJDUT HAJDUT ! THUEF THIEF THIEF THIEF THIEF THIEF THIEF THIEF THIEF THIEF !! VDEKJE LSI HAJDUTÈRISÈ ! VDEKJE LSI PLAÇKITJES!! President HAJDUT dhe HALABAK i Degjeneruar !!! GOD BLESS USA
PërgjigjuNuk eshte ndonje gje e re dhe e padegjuar. Te tilla beri edhe babai i tij ideologjik sali qeni ne vitin e mbapsht 97 kryekrimineli i pa denuar qe akoma punon dhe mer frym kunder kombit shqiptar. Edhe ky debil si ushtar i sali qenit te njejten gje po ben 22 vitesh u kthye ne origjin qeni. Te shkarkohet sa me par te jet e mundur,se per pushtet keta e djegin shqiperin.
Përgjigjumarrsh malet si Gruevski o Like...
PërgjigjuI LUTEMI DASH,,TE SHPALLE METEN SI NJE PERSON NON-GRATA NE SHBA,,,SEPSE KERKON TE PRISHE MAREDHENIET QE KEMI ME ALEATIN TONE ME TE MADH SHBA...//
PërgjigjuO Mete kokelopa po te krruhet me SHBA. Kur te ta fute tollumin athere do te dalin syte kakerrdhok
Përgjigju