TIRANË- Lulzim Basha nuk e ka tashmë një zyrë në selinë blu!
Me dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, pas presioneve të shumta, Basha zbrazi tërësisht zyrën e tij, siç edhe u tregua në pamjet që Report Tv solli një ditë më parë.

Zyra bosh e Lulzim Bashës
Megjithatë, burime të sigurta bëjnë me dije si ai nuk ka ndenjur duarkryq. Ai tashmë ka marrë një tjetër zyrë me qira jashtë selisë së Partisë Demokratike, por jo dhe shumë larg. Zyra e tij e re, është pranë qendrës ‘Torre Drin’ në rrugën ‘Abdi Toptani’.
Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen erdhi pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. Megjithatë, edhe pas largimit, ai ka vijuar takimet me demokratët. Sot në një takim larg syrit të medias, por të pa publikuar as në rrjetet e tij sociale, Basha është takuar me demokratët në zonën e Dajtit dhe në degën 8 në Tiranë. Fotot janë publikuar nga të pranishmit në takim dhe jo nga vetë Basha.

Lulzim Basha në takim me demokratët
Ndërkohë një ditë më parë, Komisioni i Rithemelimit i drejtuar nga Sali Berisha, shkoi në seli dhe hoqi fortifikimet që i ishin bërë godinës, nga dyert e blinduara në adezivë, dukë dhënë mesazhin e parë për bashkimin e demokratëve, edhe pse sërish duken më të përçarë se kurrë.
Mbetet për t’u parë se kush do marrë zyrën e kryetarit në seli, pasi Berisha ka një zyrë të tijën, edhe Basha tashmë...
Komente










