Motorsporti ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, është edhe një pasion për femrat. Në kuadër të ditës ndërkombëtare të grave, kryeministri, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video të 6 vajzave të cilat prej kohësh ushtrojnë dhe motorsportin në vende nga më të ndryshmet, kryesisht në ato malore me terren të vështirë.
Videon, Rama e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim.
“Pasioni nuk njeh gjini! Ndiqni historitë e 6 vajzave e grave të apasionuara pas motorsportit, Jasmina Gjoshi, Nensi Vathi, Lusia Zaçe, Arjeta Puca, Idi Daka dhe Ueda Kaçi”-shkruan ai.
Të rejat të cilat folën për pasionin e tyre, theksuan se në këtë sport, përveç pasionit duhet edhe guximi i shoqëruar me kujdes të shtuar.