Në ditën e çlirimit të Tiranës, historiani i njohur Paskal Milo rrëfen ngjarjet e asaj dite të 17 nëntorit të vitit 1944. Milo e quan luftën për çlirimin e Tiranës si betejën më të madhe të luftës nacionalçlimtare, që kurorëzoi atë fitore që 12 ditë më pas do t’i vinte vulën çlirimit përfundimtar të Shqipërisë. Dita kur trupat gjermane tërhiqeshin drejt Tiranës  dhe u zunë në pritë nga forcat partizane, duke ndezur një betejë gjaku e zjarri për 24 orë rresht, përfundoi me bilancin tragjik të humbjes së jetëve të 2000 ushtarëve gjermanë dhe të afërsisht 300 partizanëve.

Ndërsa për numrin e partizanëve të rënë në luftë, Milo shprehet se ende nuk është saktësuar, ku pati dhe qindra të plagosur, tashmë po vijon kërkimet për plotësimin e të dhënave dokumentare të kësaj periudhe  Paskal  Milo në një intervistë ekskluzivisht për Report TV rrëfen si u çlirua, më 17 nëntor të 1944-s kryeqytetit shqiptar, Tirana. Cili ishte pozicioni i forcave pjesëmarrëse në luftë atë ditë çlirimi nga pushtuesit nazistë. Çfarë ndodhi me kolaboracionistët, ballistët e forcat e legalitetit kur shtabi qendror i ushtrisë nacionalçlirimtare dhe forcat partizane hynë si triumfatorë të fitores së luftës në Tiranë. A kanë bashkëpunuar forcat e ballit e të legalitetit me nazifashistët dhe cili është roli i Enver Hoxhës në çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.

Milo bënë thirrje që të mos hidhet baltë mbi gjakun e derdhur për lirinë e Shqipërisë, dhe të mos manipulohet historia. Gjatë kësaj interviste, Paskal Milo pohon se jo të gjitha forcat e Ballit Kombëtar kanë bashkëpunuar me gjermanët, duke specifikuar ata që u vunë në krah të nazistëve dhe ata që që luftonin për bindjet e tyre të sinqerta “Pikërisht pasardhësit e atyre që bashkëpunuan me nazifashistët, janë ata që sot duan të manipulojnë të vërtetat historike”, thekson historiani Paskal Milo, i cili deklaron se do të ketë së shpejti edhe studim të ri për të hedhur dritë mbi ngjarjet e luftës së dytë botërore dhe për të zbardhur të vërtetat e luftës Nacionalçlirimtare. Pavarësisht kërkimeve të reja thelbi i një lufte që u bë për lirinë e Shqipërisë, nuk ndryshon thotë historiani. 

......

Në intervistën për Report TV, historiani Paskal Milo thotë se:  “Urdhri për të bërë çlirimin e Tiranës, u dha në fundit e tetorit të vitit 1944 nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare për t’u zbatuar nga Divizioni i Parë Sulmues, ku në përbërjen e tij ishin disa brigada, e komandant i Divizionit të Parë Sulmues ka qenë Dali Ndreu dhe zëvendëskomandant ka qenë Mehmet Shehu. Lufta për çlirimin e Tiranës ishte pa dyshim një luftë shumë strategjike, se atëherë kur çlirohet qyteti i një vendi është simbol i çlirimit të gjithë vendit.

Rezistenca që ushtria gjermane ishte e jashtëzakonshme tha Paskal Milo, duke treguar sesi ushtria gjermane u rrethua nga forcat partizane në qytetin e Tiranës. Fati i kryeqytetit do të ishte edhe fati i luftës Nacionalçlimtare” -tha Milo, duke e konsideruar si betejën e Tiranës si më të rëndësishmen që është bërë në Shqipëri gjatë Luftë së Dytë Botërore.

Milo rrëfen edhe bilancin e kësja beteje, ku në fund mbetën ballë për ballë dy palë, forcat gjermane dhe partizane. “Kanë marrë pjesë ne operacionet për çlirimin e Tiranës edhe aletët anglo-amerikan që i ddhanë ndihmë divizionit të të parë sulmues” tha Milo, duke shtuar me tje se “Balli kombëtar kur po bëjhej lufta për çlirimin e Tiranës ishte inegzistent”, duke shtuar se “se pikërisht në këtë kohë në dhjetëditshin e parë të nëntorit forcat kryesore kolaboracioniste shqiptare që kishin bashkëpunuar me gjermanët morën masa dhe bënë përpjekje që të largoheshin nga Shqipëria, sikur edhe u larguan.” - tha Milo

Historiani i njohur deklaron se: “Sigurisht në radhët e ballit kishte që nuk ishin bashkëpunëtorë të pushtuesve fashitë, ka pasur edhe atdhetarë dhe antifashistë, por ishin forca në minorancë dhe ishin të shkëputur nga udhëheqja qendrore e Ballit Kombëtar dhe ishin në terren, pikërisht si Safet Butka dhe Hysni Lepenica në Qarkun e Vlorës, së bashku me Skënder Muçaj, avokatin antifashist, që u pushkatua nga gjermanët për lidhjet me misionet ushtarake anglo-amerikane, që vepronin në Shqipëri. Ish udhëheqja e Ballit Kombëtar ishte  kompromentuar. Kishte bashkëpunuar kundër forcave partizane, dhe ata u larguan nga Shqipëria sigurisht edhe për të shpëtuar edhe jetët e tyre”, tha ndër të tjera Paskal Milo.

Milo u shpreh se “udhëheqësit e Ballit dhe Legalitetit nuk bënë gabime naive por të qëllimshme, duke  kaluar përgjegjësinë numër 1 tek kryetari i Ballit Kombëtar Mithat Frashëri. Krerët e tyre merrnin vendime politike për të luftuar frontin Nacionalçlirimtar, e vetmja fuqi ushtarake që ishte e vendosur kundër pushtuesve nazifashistë....Kjo është e vërteta historike”  -tha Milo.

Sipas Paskal Milos, hedhja baltë ndaj luftës NAÇL, ndodh “vetëm sepse individë të caktuar që e kanë bërë kauzë të përbashkët kolaboracionizmin e dikurshëm me të sotshmin përpiqen të hedhin baltë te ngjarjet historike për dy arsye kryesore. Për t’i shpëtuar ata nga akuza e bazuar e kolaboracionizmit me pushtuesit dhe për të bërë përmbysjen e realiteteve historike të pamohueshme e të patjetërsueshme; si lufta kundër pushtuesve e popullit për ta përdorur në funksion të synimeve aktuale politike” -tha Milo, ku shtoi se “historia përdoret shpejt për këto synime, duke instrumentalizuar historinë në shërbim të politikës së ditës.”

Milo shprehet se në Shqipëri për luftën po bëhet një kërkim shkencor, me përpjekjen për t’u dhënë shqiptarëve një histori sa me realiste, sa më të balancuar. Më tej, Milo shprehet se ka zbuluar dokumente e fakte, që do t’i bëjë në vëllimin e dytë shqiptarët në luftën e dytë botërore që do të dalë vitin e ardhshëm. I pyetur se kush ishte lideri i fitores së luftës Nacionalçlirimtare, Milo shprehet se “Ata njerëz që udhëhoqën këtë luftë,  dhe lufta antifashiste nacionalçlirimtare  ka pasur institucionet drejtuese të saj, që nga Fronti, Këshilli, Shtabi Nacionalçlirimtar dhe në krye Partia Komuniste e Shqipërisë. Ne nuk bëjmë gjë tjetër, veçse pohojmë një të vërtetë, pavarësisht se na pëlqen apo nuk na pëlqen: historia duhet të shihet e trajtohet siç ka qenë në të vërtetë, dhe e vërteta është kjo; kemi një udhëheqje të luftës, e cila kishte në krye të saj një njeri me një emër të përveçëm që quhej Enver Hoxha. Ky është fakt historik”, - tha Milo, duke shtuar se “është detyrë për historianët që të merren me faktin historik, interpretimet janë gjë tjetër. Nëse do t’i hyjmë analizës historike është çështje tjetër”, tha Milo duke theksuar edhe rolin e Mehmet Shehut në çlirimin e Tiranës. “Mehmet Shehu është një figurë historike, si ushtarak i lartë në Luftën Nacionalçlirimtare dhe ka dritëhijet e veta”, u shpreh Milo në intervistën për Report TV.