75-vjetori i Çlirimit të Tiranës/ Braçe sulmon PD-në: Po i shpall luftë SHBA-së për pushtet! Veliaj: Janë sabotatorë (VIDEO)

Dita e sotme, 17 nëntori shënon 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria naziste në 1944. Trupat e brigadës së parë sulmuese çliruan kryeqytetin nga nazistët gjermanë pas 19 ditë luftimesh të ashpra. Operacioni për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme. Çlirimi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Për të kujtuar këtë datë historike bashkia e Tiranës kishte organizuar disa aktivitete përkujtimore.

E ndërsa Lulzim Basha vendosi kurora me lule te Instituti i të Përndjekurve, përfaqësuesit e shumicës zhvilluan homazhe te 'Ushtari i Panjohur'. Zv/ kryeministri Erjon Braçe vlerësoi luftën e LANÇ për çlirimin e kryeqytetit dhe sulmoi Partinë Demokratike, kur tha se po i shpallin luftë SHBA-së dhe Perëndimit për pushtet dhe për t'iu shmangur drejtësisë. Kryebashkiaku i Tiranës tha se e keqja vendit më shumë i ka ardhur nga shqiptarët sesa nga pushtuesit duke akuzuar opozitën për sabotim në rrugën e Shqipërisë drejt zhvillimit dhe BE-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:12
Çlirimi i Tiranës/ Kryemadhi: Nuk duhet të lejojmë të keqen të vrasë ëndrrat

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se 17 nëntori i çlirimit të Tiranës nuk është vetëm ditë nderimi dhe feste, por edhe amaneti i gjakut të dëshmorëve për të mos e lejuar të keqen të vrasë ëndrrën.

"Tirana antifashiste sot është në 17 nëntorin e 75-të të çlirimit prej pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, është në ditën e madhe të lirisë, që u arrit me aq shumë luftë, sakrifica, privacione dhe heroizëm popullor.

75-vjet më parë, partizanët e lirisë dhe populli i kryeqytetit i bërë njësh me ta, shënuan një nga betejat më të mëdha dhe më të lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, betejën për çlirimin e Tiranës së barrikadave, që qe preludi i bukur i çlirimit të të gjithë Shqipërisë.

Ndaj sot, nderimi më i thellë dhe mirënjohja më e madhe shkon për partizanët e lirisë, për bijat dhe bijtë e paharruar që dhanë jetën dhe derdhën gjakun e tyre në themelet e lirisë së Tiranës antifashiste, që është kryeqyteti i vetëm në Europë i çliruar pa praninë e ushtrive të huaja.

Por, një nderim dhe mirënjohje e madhe shkon për të gjithë popullin e Tiranës, që me vetmohim, përkushtim dhe heroizëm shembullor, jo vetëm iu bë krah luftës partizane, por u bashkua me të, luftoi e sakrifikoi rrugë më rrugë, barrikadë më barrikadë e shtepi më shtëpi, deri në agimin e lirisë.

17 nëntori i çlirimit të Tiranës nuk është vetëm ditë nderimi dhe feste. Eshtë edhe amanet i gjakut të dëshmorëve, për ta dashur dhe mbrojtur Tiranën dhe Shqipërinë, e për të mos e lejuar të keqen të vrasë ëndrrën e tyre për liri dhe demokraci, për një jetë më të mirë dhe të sigurtë në në këte vend dhe këtë tokë që quhet atdhe dhe që është shtëpia jonë" tha ai.

Ora 13:09
75 vjetori i çlirimit, Bashkia e Tiranës nderon 4 organizatat e veteranëve të LANÇ dhe personalitete të luftës (VIDEO)

Me rastin e jubileut të 75 vjetorit të çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazifashist, Bashkia e Tiranës ka nderuar sot organizatat dhe disa nga veteranët e luftës antifashiste nacional-çlirimtare. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu mirënjohjen për kontributin që dhanë të gjithë ata burra dhe gra që luftuan kundër pushtuesve, ndërsa theksoi se është detyrë e brezit të sotëm që të vlerësojë sakrificën e tyre. 

“Më vjen mirë që çdo hallkë e qeverisë tonë, duke filluar nga kryeministri, qeveria, parlamenti, të gjitha bashkitë, komunat tona, të gjitha këshillat bashkiakë, autoritetet vendore dhe qendrore janë mobilizuar që ky 75 vjetor të jetë një tur kujtese nëpër Shqipëri. Jam i nderuar që sot në emër të Këshillit Bashkiak, të qytetarëve të Tiranës, ne do të nderojmë disa organizata dhe disa personalitete”, tha Veliaj.

 Në emër të Bashkisë së Tiranës ai i dha titullin “Simbol i qytetit” katër organizatave të veteranëve të LANÇ dhe më konkretisht Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ, Organizatës së veteranëve të LANÇ, Dega Tiranë, Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve të Luftës dhe Organizatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ.

Gjithashtu kryetari i Bashkisë së Tiranës i dha titullin “Mirënjohje e qytetit” edhe disa nga familjeve të dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, veteranë që vijojnë të mbajnë gjallë atë përpjekje ekzistenciale të popullit shqiptar, si dhe figura të tjera që kanë kontribuar për të përcjellë këtë luftë te brezat e rinj. Me këtë titull u nderuan Gjergji Velo, Gjergj Frashëri, shkrimtari Nasho Jorgaqi, Ilir Shkëmbi, Hamdi Mëzezi, Osman Hysa, Dalan Buxheli, Ziqiri Mero, Rustem Peçi, Odhise Porodini, Faik Aliaj, Sevo Tarifa, Servet Agalliu, Hamit Myftari, Mesaret Ymeraj Karagjozi, Mynevere Shuteriqi, Përparime Abazi (Grabocka) dhe Naxhi Zhupa.

Ora 12:35
Kreu i ish-të përndjekurve kritika Bashës: Opozita e paplotë! Na prijë të rrëzojmë Ramën

Nebil Çika, kryetar i Shoqatës Antikomuniste të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë i kërkoi Lulzim Bashës që ta prijë në përballje të drejtpërdrejtë me shumicën në pushtet. Çika e kritikoi Bashën kur tha se opozita juaj me qasjen perëndimore duket e paplotë përballë një bande komuniste terroriste.

"Bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbushur me terroristë. Ne kemi reaguar por reagimi politik-, reagimi i popullit ka qenë i vakët. 17 Nëntori ishte hapja e një diktature lemerie që do të vazhdonte për 45 vjet dhe në një formë tjetër vazhdoi për 75 vjet. Historia përsëritet dhe ne jemi në pragun e një diktature tjetër, ky është një hall i popullit shqiptar.

Opozita juaj me qasjen perëndimore duket e paplotë përballë një bande komuniste terroriste. Merrni përgjegjësitë si një person i votuar nga një masë e madhe e ish-të përndjekurve politikë, ku ju kanë mbështetur në çdo aksion tuaj politik. Duhet të ju përgjigjemi bandës terroriste dhëmbë për dhëmbë. Ata nuk kuptojnë gjuhën tuaj europianë. Ne kërkojmë një reagim të drejtpërdrejtë një përballje me diktaturën komuniste, na prini dhe ne do të ju mbështesim" tha ai. Deklaratat ai i bëri gjatë ceremonisë ku Basha vendosi kurora me lule te Instituti i të Përndjekurve.

Ora 11:50
75-vjetori i Çlirimit të Tiranës/ Veliaj akuza opozitës: Minorancë që po saboton Shqipërinë (VIDEO)

Kryebashkiaku i Tiranës tha se e keqja vendit më shumë i ka ardhur nga shqiptarët sesa nga pushtuesit duke akuzuar opozitën për sabotim në rrugën e Shqipërisë drejt zhvillimit dhe BE-së. Veliaj kërkoi nga secili që të mos i bëjmë vendit atë që nuk ia kanë bërë as pushtuesit.

"Ky është një moment për të nderuar sakrificat e mijëra të rinjve dhe të rejave. Ne sot po aplikojmë për të qenë kryeqyteti Europian i rinisë, është një shans historik që të kujtojmë. Sot betejat kanë ndryshuar, nuk janë me pushkë.

Kemi një detyrim ndaj atyre që derdhën gjakun për këtë kryeqytet. Në 1942 ishte vala më e madhe e rikthimit në vend, pasi shumë prej atyre që studiuan jashtë momenti kur vendi kishte sakrificë të ktheheshin dhe sot duhet të kthehen për të dhënë një kontribut për vendin.

Erioni e tha disa janë të njohur dhe disa të panjohur prandaj quhet monumenti i 'Ushtarit të Panjohur'. Mirë është të dimë edhe palën tjetër, pasi ka shumë prej atyre që vijojnë të bashkëpunojnë me fashizmin, duke minuar të vërtetat e luftës, arkivat gjermane flitet se në betejë vdiqën 1600 ushtarë gjermanë, 127 nga shqiptarët.

Faktet flasin në favor të betejës sonë, që nuk ishin këtu të bënin një xhiro, por si pushtues. Kjo e bën Tiranën unike, si i vetmi kryeqytet i vetëçliruar. Sot lipset, që të gjykojmë se ku jemi, shumë nga problemet nuk na kanë ardhur nga pushtuesit, por një minorancë brenda nesh. Sot do të shikojmë inaugurimin e stadiumit, por kujtoj betejën e kryeministrit atëherë.

Punët e mira i pengojmë vetë, keq për Shqipërinë flasim vetë, po ashtu edhe sabotimin. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë nuk ka betejë që nuk e fitojmë. Kërkohet nga secili mos i bëjmë vetes atë që nuk e kanë bërë edhe pushtuesit. Të japim më të mirën për integrimin. Vetëm së bashku mund ta ndërtojmë një kryeqytet modern. Ka ardhur koha të bëjmë një bilanc dhe të projektojmë 100 vitet e tjera. Shpresoj që secili ta vërë një flamur kuqezi në dritare" tha Veliaj.

Ora 11:36
75-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Braçe sulmon PD-në: Për pushtet po i shpallin luftë SHBA (VIDEO)

Në 75-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, zv/ kryeministri Erjon Braçe pasi vlerësoi luftën e LANÇ për çlirimin e kryeqytetit sulmoi Partinë Demokratike dhe opozitën, kur tha se po i shpallin luftë SHBA-së dhe Perëndimit për pushtet dhe për t'iu shmangur drejtësisë.

 "Të nderuar veteranë të luftës që jeni gjallë për të kujtuar si dëshmi e gjallë luftën. Kemi dëgjuar një këngë 'që Shqipëria nuk është pushtuar, që fashistët dhe nazistët ishin kalimtarë'. Kemi dëgjuar që ky popull nuk ka luftuar dhe që është ndeshur me veten, një luftë civile. Sot për fat të mirë jemi pak metra larg nga ajo rrugë, ku jo thjeshtë partizanët, por populli i Tiranës u bë njësh me LANÇ-in kundër pushtuesve.

A ka dëshmi më të madhe se kjo, kur populli bëhet bashkë për të kundërshtuar fashizmin këtu në Tiranë. Kemi demonstruar me forcë se kemi një aftësi për të përsëritur veten si zgjedhje e mirë e drejtë e kohës në atë kohë, por edhe si turp si një zgjedhje, pa më të voglin diskutim nuk kishte lidhje me popullin, por me pushtetin bashkëpunues, fashizmin dhe nazizmin.

Sot po e përsërisin veten për ti bërë nder dhe respekt atyre që luftuan me armë kundër fashizmit. Ia vlen të kujtojmë ata që kishin të mundur që të ishin në krahun e duhur dhe bënë zgjedhjen e kundërt të turpshme të atyre që bashkëpunuan me fashizmin dhe nazizmin.

Po e përsërisin veten prapë ka pasur qeveri që kanë bashkëpunuar me nazizmin, i shpallën luftë SHBA-së, Britanisë, Francës në një akt turpi në mbështetje të fashizmit. Po e përsërisin veten prapë sot, që gjejnë kurajon që për interesa të ngushta dhe për pushtet ti shpallin luftë SHBA-se, Britanisë, Francës dhe të gjithë Perëndimit se duan pak pushtet.  Edhe atëherë pushteti i bëri bashkë me fashizmin edhe sot pushteti i bën bashkë kundër Perëndimit.

Populizmi, sovranizimi që shfaqet sa herë duan pushtet të pakontrolluar, për t'i bërë dëm popullit dhe për të shmangur drejtësinë. Drejtësinë që u shërben njerëzve të zakonshëm, që i bën të gjithë të barabartë. Këtë zgjedhje ua dedikojmë atyre që luftuan fashizmin. Kush bëri zgjedhje 80 vite më parë të jetë humbës aty do i ketë të turpërohet" tha ai.

Ora 11:18
75-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Basha lule te Instituti i të Përndjekurve

1573985920_basha.jpg
Në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur homazhe përpara sheshit te Instituti i të Përndjekurve Politikë. Basha është përkulur në shenjë nderimi para memorialit dhe ku ka vendosur kurora me lule.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elona: 18/11/2019 03:12

    SOT DUHET TE FESTOHET 75 VJETORI I LARGIMIT TE GJERMANEVE NGA TIRANA,,JO CLIRIMI I TIRANES,,ASKUSH SE LARGOI GJERMANIN ,,ATA IKEN VETE,,,E VETMJA LUFTE QE NE KEMI FITUAR NDAJ NJE GARNIZONI ITALIAN ISHTE LUFTA VLORES NE 1920,,,EDHE KETU ITALIANET RANE DAKORT ME BISEDIME TE LARGOHESIN VETE,,JO SIC THOSHIM NE QE I HODHEM NE DET...po ne e kemi zakon te mburremi....

    Përgjigju
  • Tironci: 17/11/2019 14:26

    O Debil ÇIKA! Parate po ju a jep Rama dhe jo krimineli Berisha qe ju perndjeku dhe ju spiunoj per shum vite qe ishte sekretar partie tani kerkoni dhe boni thirrje per ta rrezuar Ramen, haram parat qe ky jua dha juve dhe shum spiuneve qe u bashkuan me ju turp turp.

    Përgjigju
  • redi: 17/11/2019 12:46

    A mundet ndonje njeri te kyptoj, se cfar lidhje ka nderimi i Bashes tek te perndjekurit politik me 17 Nendor qe eshte clirimi Tiranes ? Luften per clirim nuk e ben ata ,qe pushtetin e mbas luftes e perdoren per luften e klasave por populli shqiptar dhe ai i Tiranes.Nuk tregohesh i djathte me keto veprime megjithse ajo shtrese realisht ka kaluar nje kalvar te gjate persekutimesh gjate diktatures.Lufta nacional -clirimtare eshte histori ,qe ka vulen e popullit dhe nuk ka pseudo historian qe ta zbehi

    Përgjigju
  • Rrespekt i thelle per ju: 17/11/2019 12:20

    Nderim atyre qe luftuan/dhan jeten per çlirimin e Tiranes. Ushtria shqiptare u be e mirefillete ne numer, hierarki dhe veprim, kishte brenda element nga gjith Shqiperia ishte mbase e vetmja me nje perfshirje kaq te gjere ne historine tone. Armatimi ishte ai i marre nga Italianet dhe Gjermanet 3-4 vitet e fundit te luftes dhe ishin te pershtatshme per lufte partizanesh. Gjermani u mundua te mbulonte krahun Jugosllavi Shqiperi dhe Greqi pas renjes se Italise ne Shqiperi dhe Greqi sepse i druhej zbarkimit amerikan nga Italia e dorezuar tek aleatet ne kto dy te fundit. Per gjith ju qe mendoni akoma se Vermacht po kalonte ne shqiperi duhet te kuptoni qe ky KALIM me ushtri ne nje vend te huaj (edhe pse me qeverri kukull) quhet pushtim. Kush nderon kte lufte nderon mundimet e popullit shqiptar per liri, per deshiren per te krijuar nje shtet te pavarur. Me vjen keq per robt tuaj qe kan qen me ballin, u njoften bashkpuntore me pushtuesit.

    Përgjigju
    • Fabio: 17/11/2019 13:07

      O lal shko meso historine Se ne Shqiperi ka pas lufte vllahvresese Akoma nuk e kuptoni qe okupatori i shqiperis kan qen sllavet Qe diten qe esht krijuar pksh esht udhehequr nga shkau

  • 0007: 17/11/2019 10:21

    Gjermanet kane ikur vete se Shqiperine e kishin rruge kalimi njelloj si Greqine,se po te ishte per armatimet tona te kohes se qepes (ne zotronim disa pushke karabine qe u bllokohej fisheku mrena).Gjermaneve vetem ushtria Ruse e Stalinit arriti ti mposhte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës