TIRANË - Kandidatet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për në Këshillin Bashkiak të Tiranës janë ndalur sot në njësinë 4, nga ku kanë mbyllur edhe takimet elektorale në të 11 njësitë e kryeqytetit.

Kandidatet e LSI-së, Brunilda Paskali dhe Ira Vejsiu, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e kësaj njësie, para të cilëve kanë theksuar se LSI-sw ka një program shumë të qartë për bashkinë e tiranës në mbështetje të të gjithë qytetarëve.

Paskali në fjalën e saj tha vota për numrin 47 më 21 qershor, vota për Lëvizjen Socialiste për Integrim, është votë për një plan konkret me projekte konkrete për një jetë më të mirë në Tiranë.

Ne sot mbyllën me Njësinë 4 takime në të 11 njësitë bashkiake të qytetit të Tiranës. Kemi pasur bashkëbisedime me banorët e kryeqytetit për të gjitha ato që ne do të bëjmë pas 21 qershorit. Zgjedhjet vendore janë për të gjithë qytetarët. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me ato që forcat politike ofrojnë për qytetarët. Lëvizja Socialiste për Integrim ka një program shumë të qartë për Bashkinë e Tiranës, për mbështetjen ndaj të rinjve, për mbështetjen ndaj grave dhe vajzave, për mbështetjen ndaj biznesit, për zhvillimin ekonomik dhe turistik të qytetit tonë. Ndaj ne ju ftojmë që të votoni për numrin 47, për Lëvizjen Socialiste për Integrim, që të gjitha këto projekte të bëhen realitet. Zgjedhjet vendore janë për kopshte më të mira, për çerdhe më të mira, për rrugë më të mira, për një jetë më të mirë të qytetarëve”, - u shpreh Paskali.

Më tej Paskali, tha se komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët do të jenë një lajtmotiv i LSI-së.

“Ne si anëtarë të ardhshëm të Këshillit Bashkiak të Tiranës kemi marrë impenjimin që jo thjesht dhe vetëm të vijmë sot dhe pastaj pas 4 vitesh por të vijmë t’ju takojmë rregullisht, minimalisht një herë në tre muaj, tek ju për të diskutuar për të gjitha problemet tuaja, për atë çka ju mendoni që është më e mira për zonën tuaj”, tha ajo.

Ndërkaq në fjalën e saj, kandidatja Ira Vejsiu tha se të rinjtë e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të jenë një zë i fuqishëm i rinisë së kryeqytetit.

“Unë jam një prej 39 të rinjve që LSI i ka besuar për të qenë kandidatë për në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kjo për shkak se Lëvizja Socialiste për Integrim ka një besim të jashtëzakonshëm tek potenciali i rinisë shqiptare. Dhe ne do të jemi një zë i fuqishëm i problematikave që kanë të rinjtë e Njësisë nr. 4 dhe të të gjithë Tiranës
”, - tha ajo.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)