Tronditje e fuqishme në bursat e lëndëve të para në mbarë botën.

Një fuçi naftë bruto, që është ekuivalenti i 169 litrave, është shitur në Bursat amerikane me -37 dollarë.

Çmimi i naftës ka variuar në vite nga një maksimum prej 140 dollarësh, në një minimum prej 40 dollarësh, por niveli negativ nuk është shënuar as edhe në raste të luftërave lokale në Gjirin Persik.

Çmimi negativ është një risi që nuk ka ndodhur ndonjëherë që nga listimi në bursa i naftës së Teksasit, që shërben si referencë për tregjet e energjisë. Kjo do të thotë që shitësit i paguajnë 30 dollarë për çdo fuci naftë që blen blerësi dhe që do të dorëzohet në muajin maj.

Arsyet, sipas ekspertëve të tregjeve botërore të lëndëve të para, duhen parë tek frika e operatorëve të sektorit të energjisë se kriza që po shkakton pandemia në shkallë globale do të jetë e gjatë dhe do të prekë seriozisht ekonomitë e gati të gjitha vendeve. Kërkesa për naftë po bie dita ditës dhe ende nuk është e qartë se kur do të përfundojë kjo situate.

Grafiku i renies se cmimit te  fucise se naftes