Pasojat e tërmetit, PD kallëzon në SPAK dy kryebashkiakë socialistë, ministra dhe Dakon

TIRANE-Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, të Krujës Artur Bushi, ish-kryetarët e Durrësit, Valbona Sako dhe Vangjush Dako dhe dy ministra Sandër Lleshajn me Besa Shahinin lidhur me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit të vitit të kaluar.

Selia blu i akuzon për 5 vepra penale:
“Shpërdorim detyre”
“Vrasje nga pakujdesia” në rrethana rënduese
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”
Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.

Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi (selia blu ka publikuar vetëm faqen e parë dhe të fundit) që mban datën 22 janar të këtij viti kryebashkiaku i Krujës akuzohet për neglizhencë për shembjen e dy pallateve në Thumanë që mori 24 jetë njerëzish.

Neglizhenca kriminale e Kryetarit të Bashkisë Krujë dhe të funksionarëve të tjerë publikë, duke lejuar banorët e 2 pallateve në Thumanë të qëndronin në brendësi të këtyre godinave, të cilat ishin deklaruar të pabanueshme dhe përbenin rrezik serioz për jetën e banorëve, ka sjellë pasojën e rëndë të vdekjes së 24 qytetarëve. Kjo përbën veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Vrasje nga pakujdesia” në rrethana rënduese. Zyrtarët publikë me vetëdije të plotë nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e këtyre pasojave dhe pse kishte informacion të plotë dhe të detajuar në lidhje me pasigurinë që këto objekte paraqesin, por me shpërfillje totale dhe pas pasojave të tërmetit të datës 21.09.2019, përsëri refuzoi të ndërmerrte masat ligjore. Kjo shpërfillje totale për jetët njerëzore nga zyrtarët publikë e bën vdekjen e 24 qytetarëve në Thumanë një “vrasje shtetërore”, për të cilën duhet të përgjigjen penalisht personat përgjegjës".

Ndërsa Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj akuzohet në lidhje me vdekjen e kryekomisar Bajram Hajdarmetajt te Konvaleshenca në Durrës. "E njëjta përgjegjësi evidentohet edhe për vdekjen e Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj, në Godinën e Konvaleshencës në Durrës, e cila ishte shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 21 Shtatorit, por Ministria e Brendshme nuk kishte marrë asnjë masë për të ndaluar hyrjen në godinë. Si pasojë e kësaj neglizhence totale të Ministrit të Brendshëm dhe të vartësve të tij në kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tyre, ka ardhur një pasojë shumë e rëndë, vdekja e Kryekomisarit Hajdarmetaj”.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini akuzohet për prokurimet. "Në kallëzimin penal drejtuar SPAK-ut, listohen të gjitha rastet e dëmtimit të infrastrukturës arsimore publike, të cilat janë ndërtuar apo rikonstruktuar vitet e fundit, por janë shkatërruar si pasojë e tërmetit. Për Partinë Demokratike, shkatërrimi apo dëmtimi i këtyre objekteve është rrjedhojë e prokurime publike korruptive, që kanë sjellë cilësi të dobët të punimeve, duke vënë në rrezik serioz jetën e fëmijëve".  Partia Demokratike thekson se ky kallëzim është provë për SPAK që të dëshmojë se zbatimi i ligjit është i barabartë për të gjithë, pavarësisht pozitës shtetërore, duke i dhënë fund në këtë mënyrë pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Faqja e pare dhe e fundit e padise se PD-se ne SPAK

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lol: 31/01/2020 08:49

    ne burg kushdo qe ka abuzuar

    Përgjigju
  • Prokurori: 31/01/2020 00:46

    Me duket se termeti pervec te keqijave te medha do bej edhe ndonje te mire! Do nxjerr ta palaret e gjithe hajduteve te bashkive! Karma e ben punen e saj

    Përgjigju
  • Prokurori: 31/01/2020 00:44

    Ne fakt eshte kallezim i drejte! Ne rrethin e lezhes eshte shembur edhe nje shkolle e cila sapo ishte ndertuar, qe projektin per *rioarimet* e kishte bere e njejta inxhinjwre qe kishte bere kolaudimin qe vlera e *riparime* ishte dy tre here me e larte se sa kosto e ndertimi etj etj! Spaku duhet ta tregoj vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë