Më 29 korrik mblidhet online Samit rajonal i liderëve të Ballkani Perëndimor, organizuar nga Këshilli Atlantik, lidhur me bashkëpunimin rajonal ekonomik për të dalë nga ndikimi shkatërrues që pati pandemia e COVID-19.
Këshilli Atlantik mbledh këtë Samit të Partneritetit të Ballkanit Perëndimor për të lehtësuar dhe promovuar hapa konkretë midis liderëve drejt integrimit ekonomik rajonal që mund të stimulojnë rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19.
Në njoftimin e Këshillit Atlantik do të marrin pjesë udhëheqësit e 6 vendeve kryeministri Rama, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, Kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje dhe Hercegovina , Zoran Tegeltija, ndërsa Mali i Zi nga ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulic.
"Ndikimet e pritshme ekonomike dhe sociale të pandemisë COVID-19 në Ballkan kërkojnë veprime urgjente rajonale për të shmangur ngecjen e qëndrueshme ekonomike dhe paqëndrueshmërinë e mundshme që vjen me të. Kjo marrëveshje do të tregojë përkushtimin e udhëheqësve për të nxitur rritjen ekonomike duke ndjekur lëvizjen e lirë të mallrave, personave dhe shërbimeve përtej kufijve të rajonit. Masa gjithashtu do të vërë në lëvizje një plan të rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja dhe përshpejtimin e vendosjes efektive të fondeve të rimëkëmbjes COVID-19", thuhet në njoftimin e Këshillit Atlantik.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
11.1%
-
Pak
11.1%
-
Aspak
77.8%
Vota total: 9
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
Shqipëria pjesë e 'FITUR 2025' në Madrid, panairi më i madh i turizmit në botë
22 Janar, 08:20