Në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv u diskutua për platformën “Pasqyra e Çmimeve”, e cila është zyrtarisht në funksion me 238 produkte ushqimore dhe higjienike.

Gjatë fjalës së saj, gazetarja Eliza Gjediku tha se formula në bazë të së cilës është ngritur kjo platformë bazohet në argumentin e Qeverisë se duke bërë transparente çmimet në bazohet në argumentin e Qeverisë se duke bërë transparente çmimet në çdo moment, do të nxitet konkurrenca, që do të çojë në uljen e çmimeve.

Sipas gazetares Gjediku, kjo nismë e cila u bë publike sëfundmi, mund ta këtë zanafillën që me luftën në Lindjen e Mesme. Luhatja e vazhdueshme e çmimeve pas luftës në Lindjen e Mesme, sipas gazetare, i kishte shqetësuar institucionet në Shqipëri.

Duke sjellë në vëmendje nisjen e luftës mes Rusisë e Ukrainës, ajo tha gjithashtu se Bordi i Transparencës për produktet e shportës ushqimore gjatë vitit 2022 nuk funksionoi.

“Formula në bazë të së cilës është ngritur kjo platformë, bazohet në argumentin e Qeverisë se duke bërë transparente çmimet në çdo moment, ne do të nxisim konkurrencën, e cila mund të çojë në ulje çmimesh. Kjo nismë që u bë publike tani, dyshoj shumë që e ka gjenezën nga lufta në Lindjen e Mesme. Është një gjë që i kishte shqetësuar institucionet. E kemi provuar Bordin e Transparencës për produktet e shportës ushqimore gjatë vitit 2022 me luftën në Ukrainë, nuk funksionoi”, tha mes të tjerash Gjediku.

Nga ana tjetër, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, tha se ‘Pasqyra e Çmimeve’ është një tentativë për të tërhequr vëmendjen drejt diçkaje të pavlerë.

Duke e cilësuar si manovër propagandistike, Muçi tha se me ‘Pasqyrën e Çmimeve’, kryeministri Edi Rama nuk u ka bërë asnjë shërbim shqiptarëve.

Sipas tij, vendosja e minimumit jetik do i jepte zgjidhje një problemi madhor në Shqipëri, që askush të mos vuante për produktet bazë ushqimore.

“Një tentativë për të tërhequr vëmendjen drejt diçkaje të pavlerë. Sepse pasqyrën e çmimeve e dimë të gjithë. Kjo si manovër propagandistike më kujton atë që ka ndodhur me kryebashkiakun e Nju Jorkut. Mund t’i subvenciononte bashkia çmimet e produkteve, siç ndodh në SHBA. Kjo këtu është thjeshtë një pasqyrë sesi janë çmimet në 5 supermarkete. Do të duhet të flisnim për projektligjin për minimunin jetik. Për çmimet e fiksuara që flitet këtu, ai e ka blerë mallin në qershor dhe me atë çmim do e shesë në janar. Këtu funksionon mekanizmi i tregut për përllogaritjen e çmimeve. Ky ka bërë një pasqyrë tani sesi në 5 supermarkete luhaten çmimet. Ky është shërbimi i madh që u ka bërë shqiptarëve?”, tha Muçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
‘Pasqyra e Çmimeve’/ Danaj: Platformë orientuese, të diversifikohet TVSH për produktet e shportës! Sejdarasi: Qeveria s’mund të ndërhyjë në treg, në kushtet e ekonomisë së hapur

Gazetari i ekonomisë Bardh Sejdarasi dhe eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, kanë diskutuar në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv për platformën “Pasqyra e Çmimeve”, e cila është zyrtarisht në funksion me 238 produkte ushqimore dhe higjienike.

Sejdarasi tha gjatë fjalës së tij se përmes aplikacionit në celular, qytetarët do të mund të shohin çmimet me të cilat shiten produktet.

Por sipas tij, duke qenë që sot inflacioni është i targetuar pranë objektivit të vendosur nga Banka e Shqipërisë, nuk ishte e nevojshme që Qeveria të ndërmerrte një masë të tillë.

Sipas tij, në kushtet e ekonomisë së hapur, është e pamundur që një qeveri të ndërhyjë në çmimet e produkteve në treg.

“Do ketë aplikacion që do ta kesh në celular dhe ti do shikosh blerjet që ke bërë dhe çmimet me të cilat i ke blerë produktet. Sot inflacionin ne e kemi afër inflacionit të targetuar nga Banka e Shqipërisë. Nuk ishte e nevojshme që të kalonim në këtë masë të qeverisë. Është e pamundur që një Qeveri në kushtet e ekonomisë së hapur të ndërhyjë në çmimet e produkteve në treg”, tha Sejdarasi.

Nga ana tjetër, eksperti Danaj tha gjatë fjalës së tij se ‘Pasqyra e Çmimeve’ është një platformë ndihmëse dhe orientuese, por shtoi se nevojiten studime të tjera.

Danaj tha se Qeveria duhet të rishikojë gjithë strukturën ekonomike në Shqipëri dhe të shohë mundësinë e diversifikimit të TVSH-së për produktet e shportës.

“Duke qenë se euro po bie, atëherë çmimet duhet të bien. Por kanë ndodhur disa lëvizje në tregjet botërore. Kjo ka rritur edhe koston e transportit. Edhe në Itali nuk merr me të njëjtën vlerë monetare të njëjtën sasi produkti që ke marrë më parë. Ajo që unë doja të thoja për këtë platformë është se kjo është orientuese. Është ndihmëse. Pritshmëria ime është që këtu të bëhen studime të tjera. Qeveria duhet të rishikojë gjithë strukturën tonë ekonomike. Qeveria duhet të shohë diversifikimin e TVSH-së (përdorimin e alternativave të ndryshme) për produktet e shportës”, tha Danaj.