Nga mbledhja e grupit të PS, Edi Rama u ndal sërish te platforma Pasqyrë Albania, e cila synon të ndjekë në kohë reale problemet e qytetarëve dhe tu japë zgjidhje brenda dy javësh. Ai tha se përveç qeverisë, pjesë e saj do të ishte mirë të bëheshin edhe pushteti legjislativ dhe ai gjyqësor, por theksoi se kjo gjë është tërësisht vendimmarrje e tyre.

“Pasqyrë Albania është hapësirë e re ku falë teknologjisë dhe mundësisë së jashtëzakonshme që na jep në këtë fazë të zhvillimit tonë IA, mund të bashkëjetojnë e gjithë qenia publike e shtetit dhe e drejta e plotë e çdo qytetari për të kontrolluar shtetin e vet, për ta pyetur shtetin dhe për të kërkuar mbështetje nga shteti. Do jetë hapësirë ku qeveria do jetë tërësisht aty, por patjetër që e mira e do që te Pasqyrë Albania të jenë edhe dy pushtet të tjera, pushteti legjislativ dhe gjyqësor, por kjo është vendimmarrje e tyre”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Grupi i PS/ Rama: Shteti ka tre plagë që duhen kuruar! Me 'Flamingo Mirror' publikojmë të gjithë dokumentet për Sazanin e Zvërnecin