TIRANE-Inspektorati Shtetëror Shëndetësor njofton se në datat 1, 2 dhe 3 prill janë kryer 163 inspektime dhe 2901 monitorime në furra buke, dyqane dhe supermarkete, fasoneri, call centers, fabrika dhe njësi prodhimi, spitale, poliklinika, qendra shëndetësore dhe ambulanca, farmaci etj.
Nga kontrollet janë kapur me shkelje 5 subjekte në 3 qytete, pasi nuk respektonin masat e vendosura nga qeveria kundër përhapjes së koronavirusit. Në Durrës është pezulluar aktiviteti i një fabrike përpunimi produktesh ushqimorë, në Korçë është gjobitur një bar kafe 1 000 000 lekë në pronësi të personit me iniciale A. Xh.
Në Shkodër janë vendosur 3 gjoba;
1 000 000 lekë subjektit R. GJ. P. NIPT K66517001V, aktivitet bar kafe.
100 000 lekë subjektit T. M. NIPT K37312009H, aktiviteti tregti artikujsh të ndryshëm, jo ushqimorë.
500 000 lekë subjektit E. D. NIPT L06524001, aktiviteti pastiçeri.