Pastori Akil Pano rrëfen historinë e tij të dashurisë me inxhinieren dhe ‘sekretet’ e një martese 27-vjeçare: Ka pasur lot, trishtim dhe grindje

Të gjithë e kanë ndjekur pastorin Akil Pano në shumë programe të ndryshme televizive,  por pakkush e di se përtej citimeve bilblike apo këshillave të një pastori, Akili jeton një jetë të lumtur familjare. Në një intervistë në emsionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ku ishte i ftuar sëbashku me Linditën, për të folur për këtë ditë të veçantë të religjonit të tyre, ata u ndalën edhe tek martesa  më shumë se 27 vjeçare. Pasi sot ishte një ditë e veçantë për çiftin Pano, sepse përpos Krishtlindjes përkonte edhe me propozimin e martesës së tij për bashkëshorten Linditën. I pyetur për këtë ai rrëfeu historinë e veçantë të dashurisë midis tyre:  

“Ne sot mbushim 28 vjet nga dita kur unë i propoza Lindës për martesë 24 dhjetor i vitti 1993 dhe kemi qenë përpara se të festonim festën e krishtlindjes në kishë.

Gjithcka pëlqeva tek Linda , dashuria e bën dikë të verbër dhe kjo është krejt normale por përtej pamjes, komunikimit të Lindës, ne punonim bashkë dhe kuptova që kishte disa vlera, virtyte të cilat unë i imagjinoja që do t’i kishte personi me të cilin unë do të krijoja familjen time” u shpreh ai.

Ndërsa theksoi se ashtu siç do marrëdhënie tjetër mes dy bashkëshortësh edhe mes tyre ka pasur lot, trishtim dhe grindje.

Ka pasur goxha lot në marrëdhënien tonë, edhe lot gëzimi dhe trishtimi të dyja bashkë, kështu që mos ta idealizojmë idenë e martesës midis një pastori dhe gruas së vet si një martesë e cila nuk ka kaluar përmes sfidave që kalon cdo martesë por natyrisht që ne kemi pasur elementë më të fuqishëm sigurie për të qëndruar me njëri-tjetrin" u shpreh ndër të tjera ai. 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja