Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjeve pastori Akil Pano në një lidhje live me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se Krishtlindja është ngjarja më e madhe në besimin e krishterë.
“Krishtlindja është ngjarja më e madhe në besimin e krishterë. Sot është vigjilje dhe besimtarët kanë shkuar në kisha, ka lutje, adhurim, ka një moment shumë të rëndësishëm reflektimi. Për Jezu Krishtin janë shkruar më shumë libra se çdo njeri tjetër. Nuk ka filozof të mos ketë folur për Jezu Krishtin, për lindjen e tij, fuqinë e tij të mbinatyrshme. Zoti vjen për të raportuar dashurinë e tij të madhe, një dashuri e cila nuk refuzon të jap më të çmuarën", tha pastori Akil Pano.
Pano më tej theksoi se komuniteti i besimit është vital.
"Gjatë gjithë ditëve kalenderike të vitit, sidomos të dielën kisha është e mbushur me njerëz përfshirë të rritur e fëmijë. Një komunitet vibrant i cili ngjall shpresë, motivon njerëzit për t'u përballur me betejat e jetës", shtoi Pastori.
Ndërkohë nuk mungoi edhe mesazhi i urimit për Krishtlindjen.
"Të nisim një udhëtim besimi, të hapim zemrën, të japim nga jeta jonë. Të ndihmojmë njerëzit në nevojë. Uroj edhe ata që janë në burg që janë larg familjeve.
Uroj të gjithë ato nëna dhe baballarë që kanë fëmijët larg tyre, dhe uroj të bashkohen sa më shpejt për Krishtlindje", përfundoi Pastor Pano.
Cesht ky mashtrus ordiner
Përgjigju