Pastrim parash 1 mln euro me Bitcoin/ Në hetim 5 persona, bllokohen 250 mijë euro cash

TIRANE-Dyshohet se kanë futur në Shqipëri rreth 1 milion euro dhe pajisje për transaksione me paranë elektronike, procedohen penalisht 5 shtetas për pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe fshehje të ardhurash. Ka qenë krimi ekonomik i policisë së shtetit që ka referuar në prokurori rastin për 5 personat që janë nga Durrësi, Tirana dhe Kavaja.

Në sitën e hetimit kanë kaluar dhe disa shtetas Izraelitë të cilët dyshohet se kanë sjellë në Shqipëri shumën prej 1 milion euro nga Janar deri në Prill 2018. Nga kjo shumë hetuesit kanë sekuestruar 250 mijë euro të cilat rezulton se nuk janë deklaruar në pikën kufitare të Rinasit.

Nga hetimet paraprake shtetasit e proceduar në bashkëpunim me njëri tjetrin janë përpjekur të fusin në Shqipëri pajisje elektronike të posaçme për transaksione të monedhës virtual. Po ashtu sqarojnë burime për Report Tv nga grupi hetimor këta persona kanë autorizuar një subjekt për të kryer zhdoganimin e këtyre pajisjeve në datat 16 dhe 18 prill 2018, pajisje të cilat janë sekuestruar pas zhdoganimit pasi ka rezultuar se dokumentet shoqëruese ishin false.

Çfarë janë monedhat virtuale
Sipas Autoritetit Bankar Europian, një monedhë virtuale është një formë e parregulluar e parave dixhitale, e paemetuar dhe e pa garantuar nga një bankë qendrore, e cila mund të veprojë si mjet pagese. Monedhat virtuale janë krijuar në shumë forma, duke filluar si monedha brenda mjedisit të lojërave online kompjuterike dhe rrjeteve sociale, dhe duke u zhvilluar në mjete të pagesës të pranuar ‘offline’ ose në ‘jetën reale’.

Tashmë është gjithnjë e më shumë e mundur që të përdoren monedhat virtuale si një mjet për të paguar mallra dhe shërbime me tregtuesit me pakicë, restorante dhe vende argëtuese. Shpesh këto transaksione nuk kanë ndonjë tarifë ose pagesë, dhe nuk përfshijnë ndonjë bankë.

Kohët e fundit, monedha virtuale “Bitcoin” ka vendosur bazën për një gjeneratë të re të monedhave virtuale të decentralizuara – shpesh referuar edhe si kripto-monedha. Monedha virtuale mund të blihet në një platformë këmbimi duke përdorur monedhën konvencionale.

Ata transferohen më pas në një llogari të personalizuar të njohur si ‘portofol dixhital’. Duke përdorur këtë portofol, konsumatorët mund t’i dërgojnë monedhat virtuale në internet tek të gjithë të tjerët, që janë të gatshëm për t’i pranuar ata, ose të bëjnë konvertimin e tyre përsëri në një monedhë konvencionale (të tilla si Euro, Paund apo Dollar).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 30/05/2018 12:03

    Populli i ndershem fukara dhe pa buk,ka 25 vite qe ndigjon neper portalet e televizjonit,radjos dhe shtypit persona nen hetim per pastrim parash, persona qe kan vene pasuri maramendesh nga droga, prostutucijoni e korrupsjoni,asnje para drejtesise duke u gjyku ne trasparence te plot para ketij populli qe pret nga till politikan e qeveritar,qe i voton per cdo ligjislatur,dhe ne rase ju konfiskohet kjo pasuri,parat ku shkojn? Kete mind ta dije vetem Kryeministri Rama qe ka Timonin dhe tepsin.

    Përgjigju
    • liman megushi: 28/08/2018 11:43

      ju duhet nje degjues dhe ky eshte populli pa para ,ata qe zoterojne para ,lete jene vrases,kriminele apo droge-trafic,te gjitheve u hiqet kapelja,u hapen dyert.shkurt ne kete vend ,po ke para je,po nukke nuk je

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj