'Paratë e pista', Gjokutaj: Sekuestruam 9 mln €, 7000 persona të përfshirë

Pastrimi i parave ishte tema kryesore e diskutimit sot në Komisionin e Sigurisë, ku raportoi kreu i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave për vitin 2017. Drejtori i këtij institucioni, Arlind Gjokutaj, deklaroi se gjatë 2017 janë referuar 401 raste të dyshuara për pastrim parash, janë lëshuar 52 urdhra bllokimi për 11.2 milionë euro, ku janë sekuestruar rreth 9 milionë euro.

Gjithashtu, Gjokutaj deklaroi se janë verifikuar rreth 7000 persona për aktivitet të dyshimtë për pastrim parash.

"Viti 2017 ka qenë intensiv për institucionin tonë. Çështjet që meritojnë vëmendje: Vlerësimi nga komiteti Manival për pastrimin e parave. Jemi në një fazë të avancuar. Procesi përfshin institucione të rëndësishme, si BB, AMF, prokuroria, policia, Doganat, Tatimet, Ministria e Jashtme, etj. Para muajit korrikut do të kemi raportin, procesi është në vijim.

Bashkëpunimi me Prokurorinë, Policinë dhe SHISH. Ka elementë për të rregulluar. Kemi referuar 401 raste të dyshuara për pastrim parash. Gjatë viti 2017: 52 urdhra bllokimi për 11.2 milionë euro dhe janë sekuestruar rreth 9 milionë euro. Kemi bashkëpunim të drejtpërdrejtë me KPK, si dhe kemi shkëmbyer informacione me ndërkombëtarët në nivel Shërbimi Inteligjent. Kemi verifikuar rreth 7000 persona për aktivitet të dyshimtë për pastrim parash".

Arlind Gjokutaj, drejtori DPP

Report Tv ka siguruar raportin e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, ku thuhet se janë evidentuar mbi 11 milionë euro para të pista, 9 milionë prej të cilave janë sekuestruar.

Deputeti i PD, Ervin Salianji: Hedhja në qarkullim e parave të pista është problemi më i madh që ka vendi ynë. A ka pasur politikanë të përfshirë në pastrimin e parave?

Gjokutaj: Terrorizmi financohet me shuma dhe shumë të vogla. Kemi bllokuar rreth 75 mln euro. Aktiviteti ynë shënon një veprimtari në rritje. Kemi pasur 5 raste të referuar për financim të terrorizmit.

Institucioni ynë ka qenë pjesë e Task Forcës së ngritur për monitorimin e zgjedhjeve. Në vija të përgjithshme, në periudhën parazgjedhore nuk pati një rritje e pajustifikueshme e sasisë së parave në qarkullim.

Sa i takon ndikimit të këtyre parave në kursin e këmbimit, ne nuk jemi institucioni i duhur. Kursi i këmbimit në vendin tonë është totalisht i lirë. Janë 13 raste të referuara për shpërdorim detyre apo pasiv, që është shifra më e lartë e referuar ndonjëherë në histori. Këta nuk janë detyrimisht politikanë, por janë persona me influencë të lartë.

Shifrat/ raste të dyshimta
kryeson trafiku i lëndëve narkotike 43
16 raste të dyshuara për evazion fiskal
15 raste për mashtrim
13 raste për shpërdorim detyra dhe korrupsion
9 pastrim parash
272 raste të paditura burimet financiare
401 rate të dyshimta gjithsej ne 2017

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:53
PS e pyet për skandalin e lobimit rus për PD, ja si përgjigjet Gjokutaj

Deputetja socialiste, Elona Gjebrea, ka pyetur Drejtorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, lidhur me skandalin e financimit rus për PD.

Në Komisionin e Sigurisë, ku DPPP po raporton mbi pastrimin e parave, Gjebrea ju drejtua Gjokutajt me pyetjen: Çfarë mund të na thoni për financimin rus të PD?

Në përgjigjen e tij, Gjokutaj deklaroi se ky skandal është nën hetim nga Prokuroria.

“Është në hetim nga Prokuroria. Nuk shprehem për çështje në hetim. Bashkëpunojmë me Prokurorinë”, tha Gjokutaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve