Ekskluzive/ Pastrimi i parave me pronat, Ministria e Drejtësisë: Agjentët imobiliarë do licencohen me këtë kusht

Ndërmjetësuesit e shit-blerjes së pronave do të duhet të licencohen për të ushtruar këtë profesion, i cili sot ushtrohet në zyrat imobiliare njohur si real estate. ReportTv ka siguruar ekskluzivisht draftin e ministrisë së drejtësisë e cila është edhe ministria përgjegjëse për lëshimin e këtyre licencave, ndërsa do t'u ndalohet ushtrimi i këtij profesioni personave të dënuar më herët për pastrim parash, terrorizëm apo armëve të shkatërrimit në masë.

Ky projektligj parashikon të frenojë pastrimin e parave në sektorin e tregut imobiliarë i cili pas futjes në regjistër online të noterëve dhe cdo transaksioni parashikon të licencojë dhe krijojë regjistrin e ndërmjetësuesve të pronave në kuadër të rekomandimeve të Moneyval thotë ministrja Etilda Gjonaj.

"Duke parë kuadrin juridik ekzistues dhe rregullimet ligjore që imponohen, si pasojë e detyrimeve që Shqipëria ka marrë përmes angazhimit politik të nivelit të lartë për të punuar me Task Force për Veprimin Financiar (FATF) dhe MONEYVAL për të forcuar efektivitetin e regjimit të saj në luftën kundër pastrimit të parave", shprehet ministrja Etilda Gjonaj.

Në relacion thuhet se "Niveli i lartë i ekonomisë informale, e kombinuar me përhapjen e lartë cash përbën një rrezik për pastrim parash. Një gjë e tillë tashme është pohuar edhe nga vetë agjentët e tregut, që tregojnë se ka një sërë elementësh të cilët nuk përputhen në logjikën e përgjithshme që ndjek tregu. Sipas tyre ka një rritje të çmimeve për metër katrorë të shtëpive në Tiranë, në nivele të tilla që nuk justifikohen vetëm nga taksat, teksa edhe kërkesa vijon të mbetet e lartë‘‘.

Ligji për herë të parë fut risinë e trajnimit të ndërmjetësuesve për elementët e pastrimit të parave ku thuhet "Programi i detyrueshëm i trajnimit për kandidatët për ndërmjetëstë pasurive të paluajtshme, ka si qëllim aftësimin e tyre me njohuritë e duhura profesionale dhe veçanërisht për të raportuar transaksionet e dyshimta me pasuritë e paluajtshme, të cilat mund të kenë si qëllim realizimin e pastrimit të parave, sipas legjislacionit përkatës‘‘.

Ky projekt ligj ka vendosur të përjashtojë nga ky profesion personat që janë të dënuar për pastrim parash, financim terrorizmi apo të armëve të shkatërrimit në masë. Ndërkohë edhe shtetasit e huaj që plotësojnë kushtet dhe vërtetojnë njohurin e gjuhës shqipe mund të aplikojnë për licencim ndërsa asnjë agjent i cili më herët nuk është licencuar sdo të ketë të drejtën për të ndërmjetësuar shit-blerjen e një prone.

(Kliko këtu për të lexuar projekligjin e ndermejtesit të pronave)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • John: 29/07/2020 17:26

    Ligj per rregullimin e profesionit por qe ne fakt rregullon vetem nje pike per raportimin e rasteve te dyshuara per pastrim parash.....

    Përgjigju
  • Shaban: 29/07/2020 17:13

    meqe nuk i kap policia meqe nuk i raporton noteri, banka apo kompania qe e shet dhe meqe hipoteka nuk e raporton se ka shume pune gjetem kush do e luftoje pastrimin e parase. Pika mu ne kok e mu ne ligje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë