Qeveria shqiptare është e angazhuar në luftën kundër pastrimit të parave. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi , ndërsa ka marrë pjesë në Sesionin Plenar të Financial Action Task Force (FATF) në Paris, ka theksuar se lufta kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit janë me rëndësi jetike për sigurinë e shtetit dhe qytetarëve shqiptarë.
Ai theksoi nevojën dhe gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në të dyja këto drejtime, por nënvizoi edhe rëndësinë jetike që ka lufta kundër pastrimit të parave në kontekstin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të qeverisë shqiptare.
Në qershor të vitit 2012, Shqipëria e cila ishte identifikuar si një vend me mangësi dhe dobësi në legjislacionin dhe strategjitë për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve terroriste, u angazhua të zhvillojë dhe zbatojë një plan veprimi në bashkëpunim me FATF.
Ndërkohë Grupi i Monitorimit të FATF ka theksuar gjatë muajit tetorit 2013 se Shqipëria ka bërë hapa konkrete drejt përmirësimit të regjimit të saj kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke zbatuar një legjislacion të ri që fuqizon instrumentet për ngrirjen e aseteve të terrorizmit
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
(g.f/shqiptarja.com)