Pastroi 500 mijë euro, gjykata
e Tiranës liron italianin

Pastroi 500 mijë euro, gjykata<br />e Tiranës liron italianin
TIRANE - Pietro Grandoni, italiani që akuzohehej nga prokuroria për pastrimin e 500 mijë eurove në Shqipëri është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Tiranës. Vendimi është marrë nga gjyqtari Altin Abdiu, i cili për 15 seanca me rradhë është njohur me provat e organit të akuzës dhe prokurorëve dhe më pas, ka vendosur të shpallë të pafajshëm shtetasin Italian. Pietro Gradoni, në fakt ka qënë bashkë i pandehur me një bashkështetas të tij të quajtur Alesandro Locatelli, për të cilin mësohet se prokuroria e Tiranës, ka zgjedhur të vazhdojë gjykimin në veçmas, për shkak të mos gjetjes së tij.

Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se dy italianët, të cilët kanë dhe precedentë të mëparshëm në vendin e tyre, u vunë nën hetim në vitin 2010, kur një bankë e huaj që operon në vendin tonë sinjalizoi policinë shqiptare për transfertat e dyshimta që po kryenin Locatelli dhe Pietro Grandoni. Në dosjen e prokurorisë sqarohet se më 5 mars 2010, Alesandro Locatelli ka kryer dy transferta nga Sllovenia në Shqipëri në shumën totale të 500 mijë eurove. Pas kësaj transferte, i pandehuri ka brenda bankës shumën prej 490 mijë euro në drejtim të shoqërisë që përfaqësohej nga Pietro Grandoni.

Në momentet kur atyre u janë refuzuar nga banka transferta të tjera, të dy kanë krijuar një shoqëri për shitje konfeksionesh në vendin tonë. Në këto kushte, prokuroria ka kërkuar para gjykatës dënimin me 6 vite burg dhe 10 milion lekë gjobë për Pietro Grandonin, por që kjo kërkesë është refuzuar nga ana e gjykatës, e cila ka vendosur të pranojë kërkesën e mbrojtjes, duke shpallur të pafajshëm italianin dhe heqjen e masës së sekuestros së shumës prej 490 mijë euro.

“SHITJA” E DYQANEVE

Në bankën sllovene, nga e cila ka nisur paratë, shtetasi italian ka deklaruar se kjo shumë parash vinte nga “shitja e një zinxhiri dyqanesh ushqimore në Gjermani”. Paratë janë dërguar ndërkohë në llogarinë e një shoqërie biznesi në Tiranë, pronë e shtetasve italianë Gianpiero (Giampiero) Casaveçhia, Roberto dhe Renato Casaveçhia. Pak ditë më vonë, në datën 12 mars 2010, shoqëria me seli në Tiranë, e cila kishte marrë shumën, ka dashur të transferojë shumën 490.000 euro në drejtim të shoqërisë “AGAR” SRL me përshkrim “kthim fondi për moskryerje investimi”.

Shoqëria “AGAR” SRL është një shoqëri italiane, e cila nuk është e regjistruar në Shqipëri. Pasi është bërë kjo transfertë, pra paratë kanë kaluar në emër të “AGAR” SRL, nga llogaria e saj janë bërë tri tërheqje kesh nga i akuzuari Pietro Grandoni, shtetas italian. Pas tri tërheqjeve të bëra prej tij, ky shtetas ka dashur që shumën prej 427.000 eurosh të ngelura në llogari, ta transferojë në Itali, në llogarinë e shoqërisë së tij atje, apo në llogarinë e një shoqërie tjetër italiane atje, “IF” SRL.

Por këtu ka ngecur gjithçka, pasi banka nuk ka pranuar të bëjë transfertën me argumentin se burimi i parave nuk ishte i qartë dhe lëvizjet e shumave në fjalë nuk ishin të justifikuara. Nisur nga ky fakt, janë bërë hetime nga Prokuroria nga ku ka rezultuar se në dokumentacionin e paraqitur nga Pietro Grandoni në bankë nuk përmendet qoftë edhe një herë fakti se shuma prej 500.000 eurosh është transferuar nga Sllovenia nga Alessandro Locatelli, i cili ka deklaruar në bankën nisëse se burimi i të ardhurave është “shitja e një zinxhiri dyqanesh ushqimi në Gjermani”.

Nga hetimi është gjetur se dokumentacioni i paraqitur nuk është hartuar pranë një noteri, por janë vetëm deklarata midis palëve, fakti që llogaria bankare e “AGAR” SRL pranë bankës “Veneto” është hapur në datën 12.3.2010 kur është transferuar shuma dhe dokumentacioni i zgjidhjes së marrëveshjes midis palëve për të justifikuar transferimin e shumës mban po këtë datë, si dhe duke parë justifikime të ndryshme të shumës së sekuestruar, rezulton se ky dokumentacion është fiktiv.

ITALIANËT GJOBVËNËS

Gjatë hetimeve Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe autoritetet italiane kanë konfirmuar se personat e përfshirë në këto transaksione rezultojnë persona me veprimtari kriminale. Shtetasi Alessandro Locatelli, sipas përgjigjes së ardhur, njihet nga autoritetet italiane si i denoncuar në vitin 1985 për gjobvënie, në vitin 1994 për thyerje të procedurave të falimentimit, marrje kredish abuzive, të procedurave të pagesës së taksave mbi të ardhurat personale, mashtrim, në vitin 1996 për mashtrim, në vitin 1998 për përvetësim të pronës më anë të mashtrimit.

Ai është dënuar nga Gjykata e Triestes më 1.3.2001, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit e Venecias më datë 5.3.2004, sepse në rolin e administratorit dhe/apo bashkë administratorit të shoqërisë “Infitex” Srl, përvetësonte, tjetërsonte dhe zhdukte prona të shoqërisë. Po kështu, i akuzuari Alessandro Locatelli është dënuar për një serë krimesh në fushën financiare, të parashikuara nga neni 216 i ligjit mbi falimentimin në Candiana (Padova Itali), pasi për vite me radhë ka mashtruar e më pas përfituar në mënyrë të paligjshme dhe tjetërsuar pasuri të personave të tretë, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për shoqëritë e përfshira në shifra që shkojnë deri në 1.045 miliardë lireta.

Pietro Grandoni njihet nga autoritetet ligjzbatuese italiane si person me aktivitet kriminal, në datën 25.1.1996 për falsifikime të ndryshme, në datën 23.1.2004 për vjedhje të një furgoni, në datën 21.5.2007 për kërcënim, në 6.6.2009 për mashtrim si përfaqësues ligjor i shoqërisë “Valera Jeans” Srl. Sipas hetimeve, në vitet 2007-2008, Pietro Grandoni ka grumbulluar një shumë prej 266.106 eurosh dhe 257.694 eurosh nga një vetëpunësim i padeklaruar te një kompani me qendër në Rumani.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin