Pastronte paratë e një mafiozi italian, vihet në hetim durrsaku! Report Tv zbardh skemën, si tentoi t’i fshihte burimin e të ardhurave biznesmeni

DURRËS- Një biznesmen nga Durrësi, i identifikuar si Shaban Hersi është vënë në hetim me akuzën se pastronte paratë. Report Tv ka zbardhur dosjen e plotë ku thuhet se si rezultat i hetimeve të nisura që nga 2017, Hersi ka pastruar llogaritë e një shtetasi italian, emri i të cilit nuk bëhet me dije, por vetëm iniciale G.G, i cili ka lidhje me mafian, krime në fushën e financave si dhe me tendencën e trafikimit të lëndëve narkotike, aktivitete këto të cilat gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme kriminale.

Në dosje tregohet e gjithë skema dhe si është rënë në gjurmën e Hersit. E gjitha është zbuluar nga transaksionet e dyshimta që biznesmeni ka bërë në llogarinë e tij. Kjo sepse brenda 6 ditëve, në llogarinë e tij janë derdhur rreth 150 mijë euro nga një shoqëri italiane. Fillimisht i deklaron si para të cilat kishin ardhur si pjesë e kolektoreve për energjinë diellore efikase për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar, e më pas duke qenë se nuk i justifikonte dot, ka deklaruar se ka marrë edhe nga qiraja e një vreshti dhe një ullishte, me një qira tepër të lartë 150 000 Euro/vit për 4000 m2 tokë bujqësore. Në këto kushte, ai deklaron se ka pasur një gabim duke thënë se transfertat kanë ardhur gabimisht në llogari të shoqërisë pasi duhet të vijnë në llogarinë personale (pagesë qiraje).

Këtu kanë lindur dyshimet dhe për këtë arsye është bërë bllokimi i  përkohshëm i transaksioneve, prej 72 orësh. Këtë vendim ai e ka apeluar dhe në provat që ka sjellë ka qenë edhe një kontratë qiraje me shoqërinë italiane me administrator G.G. lindur në Sambiase, Itali, i përfaqësuar nga shqiptari A.Sh.. Tentativat e tij për të nxjerrë të pastra paratë e marra kanë qenë të shumta, mirëpo jo bindëse për organin e akuzës.

Nga hetimet rezultoi se G.G si dhe shtetasi A.Sh janë persona të dyshuar për aktivitete kriminale në fushën bashkëpunimit të jashtëm në shoqatë mafioze, krime në fushën e financave si dhe me tendencën e trafikimit të lëndëve narkotike, aktivitete këto të cilat gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme kriminale. Këta shtetas dyshohet se të paktën kishin në dispozicion një shumë prej 600.000 euro, si të ardhura nga aktiviteti kriminal. Për ketë qellim Hersi, ka marrë përsipër që ketë shumë parash ta transferojë nga Italia në Shqipëri, duke e paraqitur sikur kjo është pjese e investimit që do të kryeje shoqëria italiane “me administrator G.G.. Megjithatë, kjo kompani italiane, në realitet nuk kishte lidhje me këtë person, por i përket shtetasit italian N. L. S. R., rë cilët i cili nuk kioshin asnjë lloj dijenie në lidhje me këtë kontratë.

Në total bëhet fjalë për 145.072 Euro shumë e cila dyshohet se rrjedh nga aktiviteti kriminal.  Këtë veprim Hersi e ka kryer me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të parave, duke e paraqitur atë si të ishte pjesë e kolektoreve për energjinë diellore efikase për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar, me pas duke e paraqitur si shërbim konsulentë dhe ne fund si pagese qiraje për një sipërfaqe toke. Mirëpo e gjithë kjo skemë është zbuluar duke e vënë atë përpara drejtësisë shqiptare.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

Ekstraktet e biznesit Shaban Hersit

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës