Dy djem të rinj, pjesë e stafit të mirëmbajtjes së ndërtesave, kanë gjetur një mënyrë tepër origjinale për të punuar e për t’u argëtuar njëkohësisht, duke veshur kostume kukullash në vend të uniformave të zakonshme.
Punonjësit ishin veshur me kostume të shenjave të zodiakut Kinez, si parapërgatitje për festimin e vitit të ri Japonez më 1 janar. Në një lartësi prej 55,5 metrash shumë njerëz panë një shfaqje të veçantë nga poshtë, por dhe në brendësi të ndërtesës, të vitit që do të ikë i përfaqësuar nga kali dhe vitit që vjen me kafshën si simbol delen.
Në Japoni zodiaku i njohur si ‘ETO’, që vjen nga sistemi Kinez i ciklit të shenjave zodiakale, identifikohet çdo vit me 12 kafshë të ndryshme dhe i veshur si dele njëri prej punonjësve shpjegon kuptimin e kostumit, si një pritshmëri për një vit të ngrohtë e të bashkuar.
Ky moment ka tërhequr vemëndjen e shumë njerëzve me shpresën për një vit më të mbarë. Japonia prej 100 vites përdor kalendarin gregorian, ndryshe nga Kina dhe shumica e vendeve të azisë që ende përdorin sistemin e ciklit të hënës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com