Pastruesit e tepërt, rrezik për astmë te fëmijët

Pastruesit e tepërt, rrezik për astmë te fëmijët
Të gjithë e dimë se çfarë rëndësie ka pastërtia në shtëpi, zyrë, klasë dhe në ambiente të tjera ku kalojmë një pjesë të kohës.
Na pëlqen të ndihemi rehat, të rrethuar nga një mjedis I pastër, pa baktere dhe lëndë ndotëse, të shëndetshëm dhe të kujdesur nga ana estetike.
Por, a janë të vërteta të gjitha këto supozime e ndjesi? Kur supozojmë se
një vend është i pastër?
Higjiena përfaqëson një nga faktorët më të rëndësishëm për sa i përket shëndetit.
Por, ndoshta duhet të rianalizojmë përkufizimin e pastërtisë: atëherë kur kuzhina dhe tualeti mbajnë erë klor ose aromatizues, mendojmë se janë të pastër.
Ajo çka nuk marrim parasysh është se, në fakt, këto produkte pastrimi dëmtojnë shëndetin tonë.

SUBSTANCA TË RREZIKSHME/TOKSIKE
Produktet e zakonshme të pastrimit zakonisht përmbajnë disa substanca të cilat, në një mënyrë apo një tjetër, mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose mjedisin.
Duke qenë kështu, është mirë që t'i njohim këto substanca, në mënyrë që t'I shmangim apo t'i përdorim në mënyrë të kujdesshme për të shmangur rreziqet.

NDIKIME MBI SHËNDETIN
Produktet e pastrimit mund të dëmtojnë në mënyra të ndryshme shëndetin e njeriut. Kështu, ndër problemet shëndetësore më të spikatura përfshihen:
-Çrregullime në sistemin riprodhues
- Dëmtim i organeve të rëndësishme
- Astmë dhe sëmundje të tjera të sistemit respirator
- Dhimbje koke
- Marramendje
- Lodhje
Këto çrregullime na bëjnë ë mendojmë që në të vërtetë, shumica e herëve që pastrojmë për t'u kujdesur për veten, në fakt e dëmtojmë atë.

PROBLEMET ME FRYMËMARRJEN
Një studim i Universitetit të Bristolit sugjeron një lidhje ndërmjet kontaktit me pesticide e produkte pastrimi dhe problemeve respiratore; ky studim përfshiu 14 000 fëmijë dhe vëzhgoi gjendjen e tyre shëndetësore që nga momenti i lindjes deri në moshën tre vjeç e gjysmë, veçanërisht për sa i përket shëndetit të mushkërive. Ekspertët intervistuan mamatë e këtyre fëmijëve mbi përdorimin e pesticideve e produkteve të pastrimit dhe arritën në përfundimin se sa më shumë produkte pastrimi të përdoreshin, aq më i lartë ishte probabiliteti që fëmijët të zhvillonin probleme respiratore si astma. Kjo është e rëndësishme sidomos për personat që punojnë në pastrimin e shtëpive, grate shtatzënë dhe fëmijët e vegjël, pasi këto nëngrupe të popullatës janë më të ndjeshme ndaj efekteve të kimikateve. Kohët e fundit, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka publikuar librin Selected Pollutants, i cili përmbledh udhëzimet globale mbi cilësinë e ajrit në
mjediset e brendshme. Për herë të parë, ky libër përcakton masat që duhen marrë për të mbrojtur shëndetin karshi produkteve kimike që përdoren në mjediset e brendshme, ku përfshihen: benzeni, monoksidi i karbonit, dioksidi i azotit, radoni, formaldehidi, naftaleni, hidrokarburet aromatike policiklike, trikloretileni dhe tetrakloretileni.
Ekspozimi për më shumë se një javë ndaj një ajri të ndotur me klor, amoniak, acide apo produktve të tjera është shoqëruar me një rritje prej 20% të frekuencës së astmës dhe fishkëllimave respiratore.
Në një studim mbi përdorimin shtëpiak të zbardhuesit (në gjuhën e përditshme, ACE) u tregua një lidhje e dobët ndërmjet këtij produkti dhe sensibilizimit ndaj alergenëve.
Megjithatë, u vu re rritje e prevalencës së simptomave respiratore joalergjike te ata persona që përdorin këtë produkt për më shumë se katër ditë në javë. Pra, zbardhuesi ka një efekt paradoksal: nga njëra anë mbron kundër sensibilizimit alergjik, por nga ana tjetër, rrit simptomat respiratore
joalergjike.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza