
Nën hetim për vjedhjen e një shumë me vlerë me 120 mijë euro është edhe pronarja e banesës, Alda Klosi ishte me pozicion si Shefe e Kabinetit të ish zv kryeminisrit Arben Ahmetaj. Aktualisht, pas shkarkimit të Ahmetaj, Alda Klosi është zyrtare e lartë në Ministrinë Ekonomisë dhe Financave.
Sa u përket dy hajdutëve, pastrueses së familjeve VIP i gjenden në shtëpi rreth 500 mijë euro, teksa u arrestua së bashku me të birin pas denoncimit të zyrtares Alda Klosi për vjedhjen e 120 mijë eurove. Ditën e sotme përpos shifrës në banesën e Klosit, i janë sekuestruar 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i kishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre. Sipas gazetarit së Report Tv, Sokol Dema, burimi i këtyre parave mendohet të ketë qenë nga grabitje të ndryshme të banesave nga të cilat, dyshja vidhte çdo gjë me vlerë. Nënë e bir dyshohen si hajdutët e shumë vjedhjeve të cilët ende nuk u është gjetur autori.
Lajmi kryesor:
Iu vodhën 120 mijë € në banesë në Tiranë, nën hetim ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetaj! Pastrueses hajdute iu gjetën sot edhe 400 mijë euro










