Pastruesja i vodhi 120 mijë €, kontroll shtëpisë së Alda Klosit! Zyrtarja merret në pyetje, i qëndron deklaratës: 400 mijë € e tjera s’janë të miat

TIRANË- Policia dhe Prokuroria nuk e kanë gjetur ende se kujt i përkasin 400 mijë eurot e gjetura në tubin e aspiratorit në banesën e pastrueses Rozeta Dobi. Me qëllim gjetjen e provave të mundshme nëse kjo shumë i përket zyrtares Alda Klosi, grupi hetimor zbarkoi një ditë më parë në shtëpinë e saj. 24 orë më vonë, hetuesit e morën në pyetje sërish zyrtaren, e cila i ka qëndruar deklaratës paraprake.

“Më kanë humbur 120 mijë euro, të tjerat nuk më përkasin mua”, mësohet t’u ketë thënë Alda Klosi hetuesve. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, raporton se paralelisht, ajo po hetohet lidhur me origjinën e parave që denoncoi se ia kishte vjedhur pastruesja e saj, e cila mbante edhe çelësat e banesës.

Dyshimet janë për burime jo të ligjshme të parave, sidomos referuar edhe pasurive që zyrtarja arriti të vinte në pak vite. Në deklaratën që Report Tv e ka siguruar, thuhet se Klosi zotëronte disa apartamente, dy prej të cilëve në Shëngjin, në një kohë që vetë jetonte në shtëpi me qira. Alda Klosi, rezulton se është pasuruar gjatë periudhës 2017-2022, kur ka ushtruar funksionet e drejtoreshës në Ministrinë e Financave si dhe të drejtores së kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, ministri këto të drejtuara nga Arben Ahmetaj. 42-vjeçarja Klosi ka pohuar gjatë dëshmisë se më parë ka punuar si shefe e kabinetit të ish zv. Kryeministrit Ahmetaj, ka thënë se 120 mijë euro që i kanë vjedhur ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer.

Ndërkohë grabitja e parave është pranuar edhe nga vetë e arrestuara. Ajo ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje në polici se paratë i kishte vjedhur nga urrejtja që kishte krijuar për Alda Klosit. Nga ana tjetër, dy të arrestuarit janë vendosur në përgjim ambiental gjatë qëndrimit në paraburgim ku kanë deklaruar mes tyre se policia nuk ka mundur të gjejë paratë e fshehura në tubin e aspiratorit. Kaq ka mjaftuar që policia të shkoje për herë të dytë në banesën e tyre duke gjetur edhe shumën e 400 mijë eurove të cilat ende deri tani nuk i ka dalë pronari.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zana: 13/01/2023 18:53

    akoma nuk eshte arrestuar kjo hajdute,,,cfare shtet mizerje qe kemi......!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Lama: 13/01/2023 09:24

    Nga eshte kjo aman. Nuk ngeli fshatar & fshatare te pagdhendur pa u bere milioner. E pate si ishte ne fillim e si ishte bere me pas?

    Përgjigju
  • goni: 12/01/2023 20:13

    nese spaku beson keto qe thote "zonja" do ishte mire qe te lironin vendet per njerez me integritet e qe duan te punojne sic duhet....

    Përgjigju
    • Or tej: 13/01/2023 08:04

      Njerez me integritet? Ne cilin vend jeton or teeeejjjjj?

    • Andi: 13/01/2023 07:57

      Ti mund te besosh dhe që gomari fluturon, po SPAK i duhet të provojë që fluturon nëpërmjet provave. Se nuk pin ujë asgjë në gjykatë pastaj

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim