Pasuesi i Mogherinit Josep Borrell: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, prioritet (VIDEO)

Arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë prioritet i Josep Borrell, spanjollit që do të pasojë Federica Mogherinin si shef i diplomacisë europiane.

Gjatë një seance dëgjimore në Parlamentin Evropian, i cili duhet të votojë për konfirmimin e tij, Borell paralajmëroi se vizita e parë në postin e ri do të jetë në Kosovë.

Borrel iu bëri thirrje Kosovës e Serbisë që të rifillojne bisedimet dhe të mënjanojnë pengesat që kanë frenuar dialogun. 

Ndërkohë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, gjatë një interviste pë televizionin serb N1 tha se sapo të krijohet Qeveria do të shkojë në Bruksel për nisur bisedimet me Përfaqësuesin e ri të BE’së të caktuar për ndërmjetësim mes Kosovës e Serbisë kurse për gazetën austriake Standard, Kurti u shpreh se do ta heqë taksën për mallrat serbe, por dhe se do të kërkojë reciprocitet me Serbinë dhe kompensim për luftën

Borrell mbante postin e ministrit të Jashtëm të Spanjës, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, me frikën se një veprim i tillë mund të nxisë ambiciet e Katalonjës për pavarësi. Ai ka thënë se njohja e një vendi është përgjegjësi e secilit shtet anëtar të Bashkimit Evropian dhe se Spanja nuk është problem në këtë drejtim, pasi sipas tij, Kosova nuk mund të bëhet shtet derisa nuk e njohin Kina, Rusia e India.

I përzgjedhuri i Presidentes së re të Ekzekutivit Europian Ursula Von der Leyen, ka qënë ndër të anatemuarit e komisionerëve të europianë. I detyruar të hiqte dorë nga presidenca e Institutit të Universitetit Evropian pas akuzave për konflikt interesi, ai është i njohur për gjuhën e tij jo diplomatike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni