Pasuri modeste, prokurori i dosjes 'Tahiri' i shpëton 'rrjetës' së Vettingut, Prençi vijon detyrën
Pas gjyqtarit Edmond Islamaj, ka kaluar me sukses Vettingun edhe Dritan Prençi, prokurori që po heton dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Prençi ka një pasuri modeste, me një apartament dhe një makinë
Prokurori Dritan Prençi
Pas gjyqtarit Edmond Islamaj, ka kaluar me sukses Vettingun edhe prokurori Dritan Prençi, i cili është një prej prokurorëve që po heton dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë është konfirmuar sot në detyrë nga KPK, pasi rezulton me një pasuri modeste.
Dy ditë më parë, Dritan Prençi doli para trupës së KPK të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu, ku dha llogari për pasurinë dhe pastërtinë e figurës. Nga hetimi i KPK, rezultoi se prokurori ka pasuri të ligjshme dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se prokurori Prençi ka një apartament banimi 74 m2 në Kashar, të marrë me kredi, si dhe një makinë 'Golf' të blerë vetëm 50 mijë lekë. Kjo ka bërë që prokurori Dritan Prençi të vijojë detyrën.
Përveç dosjes 'Tahiri', Prençi është prokuror dhe në dosjen e vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi. Ai është emëruar prokuror te Krimet e Rënda në kohën e Adriatik Llallës dhe është kandidat për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4472
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor, 11:20
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor, 10:31
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor, 18:59
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor, 15:40
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor, 16:37
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor, 11:47
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor, 07:06
-
SKEDA/ Operacioni i SPAK, kush është Taulant Tafa, gjyqtarit që iu kontrollua banesa! Dy vite më parë i uli dënimin Arben Grorit
25 Nëntor, 14:08
-
Vettingu/ Mbyllet rivlerësimi në KPK, në ‘filtër’ 805 magjistratët! Vetëm 373 u konfirmuan të ndershëm, qytetarët ndihmuan drejtësinë me rreth 6700 denoncime (SHIFRAT)
22 Nëntor, 12:05
-
KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtares së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri
14 Nëntor, 16:43
Suksese Prokuror!
PërgjigjuMe ne fund doli dhe tymi i bardhe nga oxhaku i prokurorise. Uroj te mos jete jeteshkurter
Përgjigju