Durrsakut të dënuar në Itali i sekuestrohen 1 milionë euro pasuri të paluajtshme në Shqipëri /EMRI

Durrsakut të dënuar në Itali i sekuestrohen 1 milionë euro pasuri të paluajtshme në Shqipëri /EMRI

Një 57-vjeçari nga qyteti i Durrësit, i dënuar në Itali për gjobvënie, me 3 vjet e gjashtë muaj burg, pas dy viteve hetim, ju sekuestruan 1 milionë euro pasuri të paluajtshme si dhe 30 milionë lekë e 5.770 euro, që sipas Policisë, janë përfituar nga aktiviteti kriminal në shtetin fqinj.

Policia njofton se seksioni Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, ka vënë në sekuestro një shumë të konsiderueshme të hollash dhe pasuri të paluajtshme të Xhakomin Seferit , 57 vjeç, nga ky qytet.

Pas një hetimi dy vjeçar të zhvilluar me metoda speciale - thotë policia - është arritur të dokumentohet se 57-vjeçari e ka përfituar këtë pasuri në bazë të aktivitetit kriminal të ushtruar në Itali. Ai është dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale  "Gjobëvenie e kryer në bashkëpunim".

Në përfundim të hetimeve u bë sekuestrimi i llogarive bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja