
Evis Sala, e cila u bë e njohur masivisht për shqiptarët si surpriza e Edi Ramës në shtator si ministre e shëndetësisë, ka një pasuri rreth 5.31 milionë euro. Ajo spikat për një sofistikim financiar të rrallë: fonde investimi miliona euroshe dhe llogari pensioni në valuta të huaja (USD, GBP). Edhe pse zotëron apartamente luksoze, pjesa dërrmuese e pasurisë së saj "flet" anglisht, duke u investuar në tregjet kapitale jashtë vendit, ndërkohë që mban ende një kredi bankare si detyrim aktiv.
Evis Bashkim Sala, me funksion Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka deklaruar pasuritë e saj dhe të personave të lidhur (bashkëshorti Gëzim Selenica dhe djali Pier Selenica) para fillimit të detyrës në vitin 2025
Vlera Totale e Aseteve (Pasuri e paluajtshme, llogari, investime): Përafërsisht 5,640,000 EUR.
Detyrimet Financiare: Subjekti ka deklaruar një kredi bankare të pashlyer në vlerën 329,355 EUR.
Bilanci Neto (Asete - Detyrime): Përafërsisht 5,310,644.29 EUR
Lajmi kryesor:
Politika ‘thith’ më të pasurit, deputetët e rinj me miliona euro pasuri! Nga Sala, Llajo, te Mile e Çaushi! Habit deputetja aksidentale e Lapajt











