Pasuritë e Dritan Dajtit/ Eksperti vlerësues tërhiqet në mënyrë misterioze, zvarritet procesi i konfiskimit të disa apartamenteve dhe aksioneve 

Pasuritë e Dritan Dajtit/ Eksperti vlerësues tërhiqet në mënyrë misterioze, zvarritet procesi i konfiskimit të disa apartamenteve dhe aksioneve 

Dritan Dajti

Të gjithë gjejnë një justifikim për t’u tërhequr që nga prokurorë, gjyqtarë, avokatë, dëshmitarë dhe ekspertë, kur përballë kanë Dritan Dajtin, i dënuar me 4 dënime për jetë dhe më pas 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve, pas rreth 280 seancave gjyqësore. Eksperti kontabël, i kontraktuar për vlerësimin pasurive të Dritan Dajtit, për të cilat SPAK ka kërkuar që të sekuestrohen, është tërhequr në mënyrë të befasishme dhe misterioze nga detyra që kishte marrë përsipër. 

Eksperti ka hequr dorë nga përpilimi i raportit për pasuritë e Dajtit, me argumentin se e ka të pamundur që të bëjë një vlerësim të tillë për llogari të procesit të nisur nga SPAK në Gjykatën e Posaçme. Kjo tërheqje e dyshimtë është bërë me dije sot gjatë seancës së radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. 

Në këto kushte, GJKKO ka caktuar dy ekspertë të rinj për vlerësimin e pasurive të Dritan Dajtit. Ata janë  Luiza Bala dhe Albana Canaj. Dy ekspertët të bëjnë në ditët në vijim betimin përpara gjykatës dhe më pas do të njihen me materialet e dosjes. Pas betimit, dy ekspertët do të nisin punën për hartimin e një raporti financiar për pronat e Dajtit dhe të familjarëve të tij. Raporti më pas do t’i paraqitet gjykatës dhe SPAK. Mbi këtë raport do të procedohet më tej për pasuritë, duke urdhëruar bllokimin ose jo të tyre. 

Më 12 shkurt të vitit 2020, OFL-ja i dorëzoi Dritan Dajtit, formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, pasi ishte subjekt i aktit special të qeverisë kundër krimit, si dhe i ligjit anti-mafia. Disa ditë më pas, OFL-ja referoi në SPAK materialet për pasurinë e Dritan Dajtit. Në 9 qershor 2021, SPAK kërkoi nga GJKKO sekuestrimin e disa prej pasurive të Dritan Dajtit. Bëhet fjalë për 6 pasuri 3 apartamente, disa shtesa, një godinë shërbimi të përfituara me kontratë dhurimi si dhe aksionet në një kompani. 

Me sa duket, edhe procesi i bllokimit të pasurisë, synohet që të pengohet si gjykimi për vrasjen e 4 punonjësve të policisë së shtetit. Gjatë fazës së gjykimit në procesin penal për vrasjen e 4 punonjësve të Policisë së Shtetit, janë tërhequr nga mbrojtja avokatët e Dajtit, janë tërhequr prokurorët, disa nga dëshmitarët dhe disa prej gjyqtarëve. Tashmë po tërhiqen ekspertët, duke zvarritur vendimmarrjen e gjykatës. 

Kush është Dritan Dajti?
I lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes. Ne dosjet e prokurorisë dhe policisë, por edhe në Interpolin Europian, emri i tij shkruhej me të kuqe, pasi cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm. Në arkivin e prokurorisë dhe gjykatës “njollosja” e emrit të tij do të realizohej për herë të parë për vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati në rrugën H. H. Dalliu, por ai ishte konfliktuar me disa persona.

Historia e tij u bë e famshme kur Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar. Dajti mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, ai iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër. Por nuk ngurroi që pistoletën t’ia drejtonte edhe prokurorit, që në ato moment po bëhej gati për t’u futur në sallën e gjyqit.

Dajti u arratis me pranga në duar, doli nga dera kryesore e gjykatës, u rrëzua një herë, por policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë. Qëndroi 6 vite në arrati.

Me 7 gusht të vitit 2009 u finalizua një operacion për kapjen e tij në Durrës. Punonjësit e policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë, kur ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin, i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.  

Dajti u dënua me 4 vendime të përjetshme pas rreth 280 seancash gjyqësore që zgjatën gati një dekadë. Por, Gjykata e Apelit vendosi të rrëzonte këto dënime dhe ta dënonte Dajtin me 25 vite burg, duke i hapur praktikisht derën e burg. Kjo vendimmarrje, e cila ka prodhuar reagime të forta deri në nivel ndërkombëtar, por shqyrtohet nga Gjykata e Lartë. 

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/11/2021 02:05

    Shoket qe e ndihmuan te arratisej e t'i ulej denimi ne 25 vjet per 5 vrasje qenkan hedhur prape ne aksion.A ka ndonje menyre te merren eksperte te huaj dhe a ka mundesi qe t'i rregullohet ndonje aktakuze te re qe t'ia shtojne denimin?

    Përgjigju
    • Toronto: 24/11/2021 01:31

      Se di perse shprehesh ne ate form, nje njeri super i artikuluar me shum pritshmeri ne jet, pretendent te ishte ne rolin e trupit gjykues sot, kur mafia saliut po i dole kunder te ngre puçin, e te ben krimimel me pahir

  • Leka: 22/11/2021 20:28

    Gjithmonë i jam lutur Zotit se pse nuk bëri që një nga policët e vrarë të ishte dukagjinas, i pa ulur në qytet akoma.....

    Përgjigju
    • Lika: 22/11/2021 21:52

      O lek plumbi njesoj i mer njerezit nga dukagjini apo jo.Edhe me e vra ket krimbin ato te gjoret svine me mbrapa.Ketu fajin e ka shoqeria jone shteti qe nuk eshte i tille dhe lufta brenda llojit qe po na pakeson cdo dite e me teper.Fatkeqesisht regjimi totalitar i enver hoxhes ishte me i pershtaturi per shqiptaret e shekullit te kaluar dhe ketij ku po jetojme sepse te pakten krimi ngelej ne sfera pushteti e politike nuk kalonte te vulgu.

  • Gallat: 22/11/2021 17:56

    Por mir mor spak leshi si I njerr emrat de kush do e vlersoj pasurin e tij.as dhe nje vend te botes nuk tregojn emrat e shefa te komisajate ku nderrohe por aq me keq kush do i gjykoj para sete dal në gjygj.ose kush do I vlersoj pasurin sic e lexojm në tani ketu . Dhe pastaj terhiqet ai nga vlersimi. Esh nomale kjo vetem në shqipri gazetar japin emrat dhe mbiemrin e njerzeve . Dhe pastaj grupet krimiale o kercenojn

    Përgjigju
  • Andi: 22/11/2021 17:32

    Ky e ka hallall plumbin ne balle per KRIMET QE ka bere...

    Përgjigju
  • Melamin Berratti: 22/11/2021 17:25

    Kti i shkon Nofka “Kapo” Tall shtetin dhe esht me i fort se Shteti vete

    Përgjigju
  • EtheM: 22/11/2021 17:21

    Dritan Dajti mbrohet nga drejtësia e S.Berishës.Babai i Dajtit ka qënë kuzhiner i Sb President. -Sa të jetë Sb mbi dheeee e në Politikë Dajti nuk dënohet.Ai shpejt do iki nga burgu dhe do të shpëtoi përfundimisht. -Zhvillimi i 280 seancave gjyqsore e tregon këtë.Seancat do vijojnë mbi 1000 deri në lirimin e tij. -Gjykoni vendimet për Izet Haxhinë dhe D.Dajtit.Kjo tregon se edhe Drejtësia e "RE" është e tredhur nga Sb

    Përgjigju
    • Shoku: 22/11/2021 17:35

      O EtheM e ke gabim,vertet babai ka qene guzhunjer jo vetem I Saliut por dhe I Ambasades Amerikane,eshte mik I ngushte I Rames jo berishes a ke degjuar Ramen ta permendi emrin Dajtit gjekundi asnjehere,kush ja dha lejen te beje dhembet ne mes te bllokut ne privat,loja seancave eshte zotesi e tij se ka mbaru juridikun dhe keta lolo nuk I ka gje.

  • vlora: 22/11/2021 16:56

    Falimentimi i shtetit para nje krimineli.Turp ...Turp per ata qe na drejtojne

    Përgjigju
  • Loni: 22/11/2021 16:22

    Ky eshte procesi me I tejzgjatur Edhe them se do lirohet zoteria sepse kan kaluar cdo limit gjygjesia edhe shteti ligjor...

    Përgjigju
  • Grupi: 22/11/2021 15:47

    Kjo tregon se veprimtaria kriminale e ketij krimineli vazhdon edhe brenda mureve te qelise. Duhet futur urgjent ne rregjimin 41 bis dhe te goditen fort invidividet kriminale qe e mbeshtesin. Dihet kush jane dhe cfare bejne. Spaku duhej te vihej ne alarm per doreheqjen e ekspertit dhe ti heqi atij licensen se nuk e meriton. Ka ardhur momenti ti jepet fund kohes te ketij bastardi vrases.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja